RMV, dy zjarre janë aktive- në Kumanovë dhe Krushevë

Qendra për Menaxhimi të Krizave (QMK) njoftoi sot se deri në orën 14:30 janë regjistruar tre zjarre në ambiente të jashtme, njëra prej të cilave tashmë është shuar, transmeton Portalb.mk.

Zjarri është aktiv në afërsi të Shupli Kamenit të Kumanovës, ku në afërsi të vikend shtëpizave digjet bar i thatë, ndërsa në terren ndodhen zjarrfikësit nga NJTKZ Kumanovë.

Një zjarr aktiv ka edhe në komunën e Krushevës afër fshatit Jakrenovë, ku digjet bar i thatë dhe bimë me kërcell të ulët. Në vendin e zjarrit ndodhet ekipi i njësisë rajonale të NP Pyet Kombëtare Lipa – Krushevë.

Një zjarr ka rënë edhe mbi fshatin Radanje në rrugën Shtip – Plaçkovicë, e cila është shuar, ndërsa në terren për parandalim ka mbetur një ekip nga NJTKZ Shtip. Aty është djegur një pyll me kërcell të ulët.

QMK apelon qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në ambient të hapur apo në pyll, sepse një zjarr shumë i vogël mund të kthehet në zjarr të madh në çast dhe të tmerrojë jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve.

QMK-ja ka falënderuar edhe zjarrfikësit e angazhuar të cilët edhe në këtë festë të Ilindenit po luftojnë zjarrin dhe kujdesen për sigurinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button