RMV, mbi 800 infektime me Covid-19

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 1.814 të testuarve kanë rezultuar 815 të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon:

  • Raste të reja: 815
  • Riinfektime: 158
  • Të vdekur: 2
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 2
  • Të shëruar: 1.252
  • Testime: 1.814

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 4.535. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Kumanova dhe Kavadari.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 328.995
  • Të shëruar: 315.083
  • Të vdekur: 9.377
  • Testime: 2.120.452

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button