Përplasi për vdekje fëmijën e mitur në bregdetin shqiptar, autori është komisar i policisë

Një ngjarje rëndë u regjistrua në plazhin Potam në Himarë këtë të të martë ku humbi jetën një fëmijë. Arjan Tase është drejtuesi i mjetit lundrues që përplasi për vdekje fëmijën e mitur. Ai aktualisht mban detyrën me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan. Sipas njoftimit të policisë, fëmija ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Vizion Plus solli pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket trupi i fëmijës në breg të detit dhe qytetarët të tmerruar nga ngjarja.

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T. duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Pavarësisht se policia ka vendosur një perimetër sigurie, ky nuk është rasti i parë kur mjetet lundruese kanë lënduar qytetarët që pushojnë në breg të detit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 14:00, ku sipas policisë drejtuesi i skafit, i cili u shoqërua në komisariat, humbi kontrollin dhe aksidentoi per vdekje fëmijën e mitur.

Ndërkohë burime thanë se mjeti lundrues po lëvizte me shpejtësi dhe bënte manovra të rrezikshme duke kaluar shenjat kufizuese.

 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Aktualisht, shtetasi Arjan Tase ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button