NATO përsëriti thirrjen për më shumë mbështetje për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO dhe aleatët duhet t’i ofrojnë më shumë dhe më shpejt ndihma Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg këtë e bëri të ditur në një postim nga llogaria e tij në rrjetin social, pas bisedës së tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Ai theksoi se në bisedë kanë trajtuar çështjen e prioriteteve të mbështetjes ushtarake për Ukrainën. “Është me rëndësi jetike që NATO dhe aleatët t’i ofrojnë ndihmë më shumë dhe më shpejt Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Kreu i NATO-s tërhoqi vëmendjen se është diskutuar edhe nisja e anijes së parë tregtare të ngarkuar me drithëra nga Porti i Odesës në Ukrainë, në kuadër të iniciativës së drithërave të Detit të Zi. Stoltenberg vuri në dukje rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe aleaten, Turqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button