U shpërblyen biznes planet e studentëve në garën për efikasitet energjetik

Projekti “ Shtëpi kashte për energji efikase” e ekipit “Vat ekonomikë”,  paraqitur në biznes planin është fitues i çmimit të parë me vlerë prej 500 euro në garimin për biznes planin më të mirë për studentët në kuadër të Platformës për efikasitet energjetik, e organizuar nga EVN Maqedoni dhe Ministria e ekonomisë.

Shpërblimi i dytë me vlerë prej 300 euro shkoi për ekipin nga „Energetika 6”, përderisa ndërsa  shpërblimin e tretë prej 150 euro e ndanë dy ekipet “Apolon” dhe “Energo ballans” .

Më shumë se 150 studentë pothuajse nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë morën pjesë në garimin për biznes plan. Studentët, të grupuar në katër ekipe, garuan për inventarin, inovacionet dhe njohuritë e tyre.

Për pjesëmarrje më të mirë dhe më të suksesshme në këtë garim studentët morën edhe trajnim të duhur e cila u mbajt në Ditët e arsimit në panairin e Shkupit. Për pjesëmarrësit e këtij garimi, janë dhënë udhëzime specifike dhe mjetet për zhvillimin e biznes planit si dhe llogaritë për kursimin e energjisë.

“Përdorimi më i madh i efikasitetit energjetik në sektorin real ishte një nga objektivat kryesore të Platformës për efikasitet energjetik. Mu për këtë arsyje edukimi në kohë i studentëve si forcë kryesore vendimtare e së ardhmes tek kompanitë është çelësi kryesor i dijës. Sinqerisht shpresojmë që ky garim mundëson përvetësimin e mundësive reale dhe konkrete të këtij plani” u shpreh Iskra Tikvarovska, koordinatore e projektit nga EVN Maqedoni.

Ekipet që arritën sukses të përpunojnë biznes plan në afatin e parashikuar patën mundësi t’i prezantojnë para komisionit të specializuar. Prezantimet ishin kriteriumet finale për evaluimin e planeve. Çdo ekip kishte tre minuta me ndihmën e posterit promovues të prezantojë idenë e biznesit para komisionit dhe pastaj të përgjigjet në pyetjet.

“Me përfshirjen e këtyre aktiviteteve të rinjtë përgatiten për t’u bërë pjesëmarrës aktivë në ekonomi. Përveç kësaj, mendoj se arritëm të nxjerrim në pah rëndësinë e efikasitetit energjetik për bizneset moderne, dhe gjeneratat e reja që do të aplikojnë në punën e tyre të përditshme” u shpreh Ismail Luma nga sektori për energjetik nga Ministria e ekonomisë.

Garimi për Biznes planin më të mirë është aktiviteti i fundit i një sërë aktivitetesh nga Platforma për efikasitet energjetik nga EVN Maqedoni dhe Ministria e ekonomisë. Për nevojën e garimit, në mars startoi promovimi dhe rregullat për pjesëmarrje në ueb faqen speciale ëëë.energetskaazbuka.mk , ku vazhdoi me komunikim aktiv përmes mediumeve sociale. Interesi i madh tek studentët për garimin fletë për mundësitë që në të ardhmen e afërt të vazhdojmë me këtë natyrë të edukimit për efikasitet energjetik. Për organizimin e garimit janë përfshirë edhe organizatat më të mëdha studentore AIESEC dhe IAESTE të cilët mobilizuan që të gjithë studentët anembanë Maqedonisë të marrin pjesë. Prezantimet promovuese për pjesëmarrje të garimit për biznes planin janë mbajtur në 7 fakultete të ndryshme në Shkup, Tetovë, Manastir, Shtip dhe Prilep.

Lajme të ngjashme

Back to top button