Prokuroria kërkon paraburgim për 55-vjeçarin për vrasjen në Gostivar

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi të moshës 55 vjeçare nga fshati Zdunjë, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale – vrasje nga neni 123 paragrafi 1 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

“Më 30 korrik, pas një debati verbal mes dy familjeve në tarracën e një furre buke në Gostivar, ka ndodhur një konfrontim fizik, në të cilin i dyshuari ka nxjerrë një thikë dhe ka privuar nga jeta një person, duke e goditur me thikë në kofshën e majtë. Plaga me thikë ka rezultuar me gjakderdhje të madhe te viktima, i cili më pas ka ndërruar jetë”, njoftoi Prokuroria.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, duke vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes, mundësia e ndikimit te dëshmitarët dhe mundësia e përsëritjes së veprës penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button