Mickoski: Populli është sovran dhe vetëm ai mund të vendosë nëse dëshiron të anëtarësohet në BE nën këto kushte

Kryetari i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një emsion në Kanal 5 tha se partia e tij nuk heq dorë nga qëndrimi për mbajtjen e referendumit, sepse, siç theksoi popullit është sovran në shtet dhe vetëm ai mund të vendosë nëse dëshiron në BE nën kusht të këtilla, transmeton Portalb.mk.

“Pse ne të heqim dorë nga ideja e referendumit. Vetëm për një kryeministër jolegjitim është jorelevante mendimi i popullit dhe nëse ai do të ishte zgjedhur nga ana e populit, do të kuptoni se mendimi i popullit është i paprekshëm, ai është më relevanti”, tha Mickoski.

Mickoski shtoi se, synojnë që Maqedonia të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, por parashtrohet pyetja nëse Pendarovski dhe Kovaçevski kanë kredibilitet të bisedojnë në emrin e qytetarëve dhe të nënshkruajnë marrëveshje në emër të maqedonasve dhe për këtë nevojitet referendum.

“Presim që qytetarët të dalin dhe të votojnë në referendum, por ende vazhdon procesi i konsultimeve. Nga ajo që jam i informuan nga deputetët është se, Kuvendi është në pushim vjetor deri më 30 gusht, kështu që këtë periudhë do ta shfrytëzojmë për konsultime shtesë të cilat zgjasin me ekspertë dhe njerëz të fushës. Do të vijojnë konsultime edhe me partnerët e koalicionit, kështu që mendojë se do të katalizohet një pyetje rreth fillimit të shtatorit”, tha Mickoski.

Në lidhje me qëndrimet e Pendarovskit, tha se ai personalisht, nuk është i zgjenjyer nga qëndrimet e presidentit Stevo Pendarovski për deklaratën rreth referendumit për kornizën, sepse siç theksoi, mendimi i tij nuk ka rëndësi fare për të dhe vetëm ka pritur ditën kur presidenti do të reterojë dhe siç tha, “do të bëjë salto mortale”, transmeton Portalb.mk.

“Kam pritur atë ditë kur do të marrë udhëzim praktikisht nga një burrështeti u shndërrua në një person të dëgjushëm dhe do të kthehet në pozicionet që i ka pasur para se të jap atë intervistë në një revistë, që me të vërtetë nuk e di si ka arritur të thotë një qëndrim të tillë. Por, ja u korrigjua dhe që të përfundojë do të isha i zhgënjyer nga dikush qëndrimi i së cilit ka rëndësi për mua. Por, duke pasur parasysh se qëndrimi i ti nuk ka rëndësi fare për mua mund të them se, jo vetëm që nuk jam i zhgënjyer, por edhe një herë tregoi para qytetarëve në skenë të hapur se sa ka ganuar”, tha Mickoski.

Këto deklarata të Mickoskit vijnë pas intervistës së mbrëmshme të Pendarovskit për Kana 5, ku tha se nuk ka asnjë mirëkuptim për kërkesën e VMRO – DPMNE-së për referendum dhe se bëhet fjalë për manipulim, të cilin Mickoski e bëri pothuajse papritur.

Ndërkohë, javën e kaluar kur Mickoski tha se është i “befasuar pozitivisht”presidenti i shtetit në intervistë për Fokus dha propozim për pyetjen e referendumit duke e porositur opozitën se, duhet të dalë me formulim të ndershëm të pyetjes, ndërsa partive të tjera se, në atë rast nuk duhet të bojkotojnë referendiumin aktual.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button