SHBA vendosi sanksione ndaj prodhuesve kinezë të çipeve të memories

Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë kufizimin e shitjes të pajisjeve Amerikane për prodhimin e çipeve tek prodhuesit Kinez të çipeve të memories si Yangtze Memory Technologies raportoi agjencia e lajmeve Reuters, transmeton PCWorld.al

Lëvizja vjen si përgjigje për të penguar avancimet e industrisë së prodhimit të çipeve në Kinë dhe mbrojtur kompanitë Amerikane.

Nëse presidenti Amerikan Joe Biden vendos të çojë përpara planin, do të dëmtonte edhe gjigantët Korean të teknologjisë si Samsung dhe SK Hynix.

Samsung ka dy fabrika të mëdha në Kinë ndërsa SK Hynix blen çipet e memories NAND të Intel për biznesin e saj të prodhimit në Kinë.

Lëvizja nëse ecën përpara do të ndalonte dërgimin e pajisjeve Amerikane të prodhimit të çipeve që përdoren për prodhimin e çipeve të avancuara NAND.

Do të ishte hera e parë që SHBA-ja vendos kontrolle mbi eksportet e prodhimit të çipeve të memories që skanë lidhje me aplikimet ushtarake.

Gjithashtu manovra shihet si përpjekje për të mbrojtur prodhuesit Amerikanë të çipeve si Western Digital dhe Micon Technology që së bashku zënë 1/4 e tregut të çipeve NAND.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button