Nesër do të mbarojë votimi për kandidatët që garojnë për pjesëmarrjen rinore në Maqedoninë e Veriut

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të garojnë deri më 2 gusht në garën për Çmimin për pjesëmarrje rinore ku mund të garojnë në tri sfera, transmeton Portalb.mk.

“Agjencia për Rini dhe Sport (ARS) në bashkëpunim me Këshillin Nacional Rinor të Maqedonisë (KRNM) fton publikun e gjerë të paraqesë votat e tyre për kandidatët për Çmimin për pjesëmarrje të të rinjve në kategorinë individuale, kategorinë e grupeve joformale rinore dhe kategorinë organizatave rinore, organizatave për të rinj dhe organizatave rinore ombrellë”, raportojnë nga ARS-ja.

Këto janë kandidatët në tri sferat:

  1. Në kategorinë individuale të nominuar janë: Gorazd Kitanovski, Izabela Jakimova, Luka Paviqeviq, Marija Burgieva dhe Stanisha Stankoviq.
  1. Në kategorinë grupe joformale të nominuar janë: GEN-Ë, ODAS, One Can Youth (të rinjtë e Një mundet), PERIOD Shkup dhe TAKAT.
  2. Në kategorinë për organizata rinore, organizata të të rinjve dhe organizatat ombrellë rinore të nominuarit janë: Go Green, Shoqata Liderë për Edukim, Aktivizëm dhe Zhvillim (LEAD) dhe Shoqata për Veprim Social, Edukim dhe Parandalim (EASP).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button