RMV, nga shkurti e këndej, numri i thirrjeve emergjente në “112” është mbi dyqind mijë

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) në vend njoftoi sot se nga 11 shkurti e deri më sot gjithsej 240.253 thirrje janë pranuar në numrin e vetëm të telefonit për thirrje në situata emergjente “112”, transmeton Portalb.mk.

Sipas Qendrës nga shifrat e lartpërmendura i bie se ka pasur mesatarisht 1,404 thirrje në ditë.

Në muajin shkurt, kur janë pranuar thirrje vetëm nga territori i Shkupit, janë pranuar 11.321 thirrje dhe mesatarja për këtë periudhë është rreth 629 thirrje në ditë.

Nga muaji mars, nga ana tjetër, në Sektorin 112 në QMK, kur kanë nisur thirrjet nga i gjithë territori i vendit, janë pranuar 55.767 thirrje dhe mesatarja për muajin mars është 1.799 thirrje në ditë.

“Në muajin prill janë pranuar 42.100 thirrje ose mesatarisht 1.403 thirrje në ditë. Në muajin maj janë pranuar 44.839 thirrje ose mesatarisht 1.446 thirrje në ditë. Në muajin qershor janë pranuar 41.759 thirrje ose mesatarisht 1.392 thirrje në ditë. Në muajin korrik janë pranuar 44.467 thirrje ose mesatarisht 1434 thirrje në ditë”, njoftuan nga QMK.

Siç njoftuan nga QMK në tri ditët e fundit të korrikut janë pranuar 4635 thirrje ose rreth 1540 thirrje në ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button