Vdiq ish-ministrja e jashtme Ilinka Mitreva

Ka ndërruar jetë Ilinka Mitreva, ish-ministrja e Punëve të Jashme dhe ish-deputetja nga radhët e Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM), transmeton Portalb.mk.

Mitreva ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare.

“Ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerës së parakohshme Ilinka Mitreva. Vepra e Mitrevës mbetet një thesar i përhershëm për diplomacinë maqedonase dhe shembull i një qëndrimi të përgjegjshëm ndaj detyrës, ndaj shtetit dhe të ardhmes së qytetarëve”, kumtuan nga LSDM.

“VMRO-DPMNE shpreh keqardhje të thellë për vdekjen e zonjës Ilinka Mitreva, dhe shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve. Ilinka Mitreva si ish-deputete, ministre dhe aktore politike e shoqërore ishte pjesë e historisë së re të Maqedonisë. Ajo veproi në kohën kur, pavarësisht nga dallimet konceptuale dhe ideologjike, vazhdoi në promovimin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Maqedonisë. U prefsh ne paqe!”, kumtuan nga VMRO-DPMNE.

Ilinka Mitreva u lind më 11 shkurt 1950 në Shkup. Funksionin e deputetes në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e ka kryer nga viti 1994 deri në vitin 2001. Shërbeu si ministre e jashtme e Republikës së Maqedonisë. Ajo u emërua për herë të parë në atë pozicion në maj 2001, por dha dorëheqjen në nëntor 2001. Megjithatë, ajo u riemërua në nëntor 2002 dhe mbajti postin deri në gusht 2006, kur qeveria e re asokohe mori detyrën pas zgjedhjeve parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button