RMV, Prokuroria kryen hetime paraprake për mashtrim të mundshëm me pagesën fiktive të TVSH-së “me vlerë” mbi 90 milionë euro

Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit konfirmon për MKD.mk se është duke u zhvilluar procedurë parahetimore për mashtrim të mundshëm me mbledhjen fiktive të TVSH-së nga kompanitë me ndihmën e DAP-it. Nga atje nuk ka detaje, pasi siç thonë nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrpusionit, procedura është sekrete. Siç mësohet, bëhet fjalë për një zinxhir kompanish që lëshojnë fatura fiktive ndërmjet vete, askush asgjë nuk paguan, përveç shtetit TVSH-në. Që një operacion i tillë të jetë i suksesshëm, duhet të paktën një person nga DAP-i, “herë pas here të mbyll njërin sy”, transmeton Portalb.mk

“Për rastin në fjalë, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur lëndë që është në procedurë para hetimore. Duke pasur parasysh sekretin e procedurave, nuk mund të ndajmë detaje në këtë moment. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në përgjigjen e PThP KOK për MKD.mk.

Kjo praktikisht do të thotë se është hapur procedurë joformale për mbledhjen e provave, në fazë kur vepra penale apo autori i saj ende nuk është zbuluar plotësisht, ndërsa e zbaton policia sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të prokurorit publik.

Procedura parahetimore zhvillohet me qëllim që prokurorit publik t’i ofrohet material në mënyrë që ai të vlerësojë nëse sipas provave të mbledhura ka bazë për të dyshuar se një person i caktuar ka kryer vepër penale, në mënyrë që ai të mund të japë urdhër kundër tij për zbatimin e një procedure hetimore. Në të kundërtën, prokurori publik do ta hedhë poshtë kallëzimin penal.

Siç mëson MKD.mk, në pyetje nga policia janë marrë tashmë disa punonjës të DAP-it. Hetuesit policorë u interesuan për disa kompani që i faturonin njëra-tjetrës shuma të mëdha parash, fatura të papaguara asnjëherë, por për rrjedhojë shteti paguante rregullisht TVSH-në. Në mënyrë që kjo të zbatohet lehtësisht, është e detyrueshme që të ketë të paktën një person në DAP-i, i cili duhet vetëm të mbyllë njërin sy ndonjëherë, të mos dërgojë kontroll tek ai që lëshon faturat. Kërkesat vjetërsohen pas tre vjetësh dhe afati i fundit për kontrollimin e kërkesës për rimbursim të TVSH-së është 30 ditë. Ashtu si në arkëtimin e faturave të energjisë elektrike, ka rajone “të papërshtatshme” për inspektorët në kontrollin financiar. Atje më shpesh ndodh edhe regjistrimi i kompanive që regjistrohen shpejt dhe zhduken edhe më shpejt. Numri më i madh i kompanive nga ky zinxhir janë regjistruar në Strumicë, Kavadar, Negotinë, Reçicë e Vogël, Saraj…

Bëhet fjalë për kompani nga industria e ndërtimit, kompani nga biznesi i naftës dhe fatura për shërbime. Zakonisht kompanitë që kishin pretendime të mëdha nga kompania “partnere” për disa muaj shuheshin. Vlera e gjithë këtij “biznesi” llogaritet më shumë se 90 milionë euro.

Pas futjes së TVSH-së në Maqedoni (prill 2000), kjo skemë është zbuluar disa herë.

Ekspertët prej vitesh kanë paralajmëruar për këtë skemë lehtësisht të zbatueshme pa ndryshuar Ligjin për TVSH-në me detyrimin për të paguar TVSH-në vetëm për faturat e paguara, ndërsa jo siç është tani, TVSH-ja të paguhet edhe për faturat e papaguara. Për momentin nuk ka iniciativë të tillë për ndryshimin e dispozitës ligjore për pagesën e TVSH-së.

Priten edhe rezultatet e hetimeve paraprake të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button