fbpx

Pamje horror nga gjinekologjia e Tetovës (FOTO)

Në rajonin e Tetovës numri i aborteve spontane është në rritje e sipër.Vetëm nga fillimi i vitit 2014 në Klinikën e Tetovës janë regjistruar gjithsej 89 dështime të shtatzënisë dhe 16 aborte spontane jo të plota.

Femra të moshave të ndryshme nuk arrijnë të mbajnë deri në fund shtatzëninë, duke shkuar drejt aborteve spontane të shkaktuar nga faktorë të ndryshëm.Po përse ndodhë një dukuri e këtillë në kët rajon? Me çfarë problemesh ballafaqohet Reparti Gjinekologjik dhe Pediatrik i Klinikës së Tetovës? Përveç faktorëve të panjohur, cilat janë shkaqet e lindjeve të parakohëshme? Klinika a ka kuadër të mjaftueshëm për t’i mbuluar të gjithë këto trende negative? Sa të informuara janë femrat e moshës mbi 18 vjeç dhe ato më në moshë për mirëmbatjen e një shtatzënie të rregulltë ?Çfarë në fakt nënkuptohet me abort spontan?

Organizata  Botërore e  Shëndetësisë (OBSH) abortin spontan e definon si dështim i shtatzënisë të verifikuar para javës së 20-të gestacionale.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), aborti është ekspulzion i embrionit ose i fetusit me peshë deri në 500 gram. Aborti spontan është komplikacioni më i shpeshtë i shtatzënisë së hershme. Shpeshtësia zvogëlohet me rritje të moshës së shtatzënisë.Tetë deri 20% të të gjithë shtatzanive të verifikuara klinikisht deri në javën e njëzet, mbarojnë me dështim. 80% nga këto ndodhin në tremujorin e parë.

Që rajoni i Tetovës shënon rritje në abortet spontane e vërtetojnë dhe vetë specialistët të cilët shfaqin shqetësim për këtë dukuri që po merr përmasa të mëdha.

 Reparti gjinekologjik në gjendje të mjerrueshme

Banjot e repartit gjinekologjik janë në gjendje katastrofale - FOTO: Inbox7

Është e vërtetë që aborti spontan shënon rritje kohët e fundit në vendin tonë dhe rastet janë nga më të ndryshmet”, shprehet për Inbox7 Dr.Luljeta Mulaku, specialiste.

Sipas Mulakut nga rastet më të shpeshta që shkaktojnë aborte spontane janë infeksionet gjinokolgjike.

”Patologjtë gjenetike, malinjë të qafës së mitrës, abortet e mëparëshme dhe mbipesha e tepërme janë një ndër faktorët që çojnë drejt aborteve spontane”,thotë Mulaku.

12

Ulëset e repartit janë të njëjtat që para disa dekadave

Ndërkaq Dr.Merale Rexhepi, zv/drejtoreshë e Repartit Gjinekologjik të Spitalit të Tetovës thotë për Inbox7 se shkaqet për abortet spontane janë të shumta si: konsumimi  i duhanit, alkoholit, , radioaktiviteti  e shumë  faktorë të ngjajshëm.

Numri më i madh i aborteve spontane ndodhë për shkak të çrregullimeve kromozomale, të cilët pengojnë zhvillim normal të embrionit”, thotë Rexhepi.

Rriten abortet spontane  në Klinikën e Tetovës

SKANDALOZE: Të punësuar në repart nuk respektojnë ligjin e ndalimit të pirjes së duhanit

6

Vitet e fundit numri i aborteve spontane është në rritje e sipër. Kjo sqarohet me stilin e jetës, përdorimi i duhanit, ndotja e ambientit të jashtëm, puna në turne të natës, shtatzëni në moshë të shtyrë, obeziteti gjithnjë e më i shprehur.

Sipas zv/drejtoreshës Rexhepi, në vitin 2012 numri i shtatzënive të dështuara ka qenë 145 dhe 47 aborte jo të plota, kurse në vitin 2013 abortet spontane tregojnë një tendencë të rritjes dhe kanë qenë 168 aborte dhe 42 oborte spontane jo të plota.Në të gjitha këto raste është bërë trajtimi intervenues invaziv në kushte të duhura spitalore.

5

Për sa u përket pasojave mjekësore në të ardhmen për këtë kategori të femrave, Dr. Rexhepi  thotë se numri i femrave të mitura është i vogël në krahasim me femrat që janë të moshës më të shtyrë.

Deri në moshën 30 vjeç përqindja e abortit spontan sillet deri në 10%, kurse kjo përqindje arrin deri në 60% e që i përket moshës mbi 45 vjet.

Tavanet e repartit të pariparuara - FOTO: Inbox7

Pasojat nga abortet spontane mund të jenë të ndryshme.Zakonisht ato krijojnë infeksione në mitër e deri në pamundësinë e mos ngeljes shtatzënë në të ardhmen. Por ka dhe nga ato raste që nuk lënë asnjë pasojë.

“Aborti i infektuar mund të ndodhë nëse ngel ndonjë pjesë e embrionit ose të mbështjellësve të tij në shprazëtirën e mitrës”, thotë zv/drejtoresha Rexhepi.

Sipas saj, shenjat e infeksionit  karakterizohen me simptomet e rritjes së temperaturës trupore, ethe, dhimbje në fundin e barkut, gjakosje nga mitra që nuk ndërpritet dhe sekrecione vagjinale.

“Infeksioni mund të jetë me pasoja serioze, prandaj duhet të ketë kujdes adekuat mjekësor”, shtoi ajo.

Trajtimi i aborteve spontane

Pacientët ankohen edhe për mungesë higjiene. Foto: Inbox7

Sipas Mulakut, femrat që pësojnë aborte spontane duhet t’i ndjekin kontrollet mjekësore dhe të përdorin medikamente të duhura.

“Pas një aborti spontan, femrave ju rekomandohet marrja e medikamenteve dhe të eliminojnë faktorët tjerë rrezikues si: sëmundjet kronike, të ndërpritet konsumimi i duhanit dhe alkoolit”, shprehet Mulaku.

Rekomandim tjetër  sipas  Mulakut është që çifti duhet të ketë rregjiim shtrati deri sa të pushojë hemorragjia ose dhimbjet e barkut.Po ashtu duhet të shmanget aktiviteti fizik si dhe marrëdhëniet seksuale.

Por në çfarë kushte zbatohen këto procedura mjeksore në Klinikën e Tetovës, pra në Repartin Gjinekologjik dhe si i trajton këto raste Klinika. Për më shumë Dr. Rexhepi thotë se Spitali Klinik i Tetovës i trajton me sukses të gjithë llojet e aborteve spontane. Sipas saj, trajtimi bëhet në mënyrë ambulatore, kurse në raste më të komplikuara edhe me hospitalizim.

Ndërkaq janë hasur raste ku përshkak të neglizhencës profesionale, disa femra të rajonit të Tetovës kanë dështuar.

Muret në repartin gjinekologjik

Disa prej tyre kanë të angazhuar mjekun amë gjinekolog për të bërë ekzaminimin e cervikut dhe mundësisë që një shtatzënë të shkojë drejt lindjes së parakohëshme.Sipas studimeve të fundit,kur hasen raste të këtilla me rrezik të lartë, rekomandohet shtart-pushim dhe cirklazhë për një shtatzënë.

Pra dështimet mund të jenë të natyrave të ndryshme dhe këtu duhet parë performancat e personelit dhe gjinekologëve amë, pra të ordinancave private gjinekologjike, ku femrat shtatëzana ju nënshtrohen kontrrolleve  të domosdoshme.

Infrastrukturë e vjetëruar gjinekologjike dhe obstetrike

Krevati i lindjeve si relikt historik

Kushtet në Repartin Gjinekologjik të Tetovës mund të shihen nga vetë fotografitë e realizuara nga ekipi i Inbox7.Ato aspak nuk janë të mira dhe janë në një gjendje të mjerrueshme për popullatën dhe femrat e rajonit.

Në një bashkëbisedim më një infermiere e cila ishte kujdestare në kohën kur ekipi i Inbox7 e fotografoi këtë repart, mësuam se paisjet e këtij departamenti të aborteve nuk kishin ndryshuar tash e 35 vite.

Nuk kemi të dhëna për Sallat e lindjes dhe sa janë të furnizuara me medikamente dhe mjete këto departamente në rast të ndonjë intervenimi urgjent.

Unë në spital punoj tash 35 vite. Kur jam punësuar, kështu i kam gjetur dhe kurrë nuk janë ndërruar”,shprehet infermierja e cila dëshiroi të mbetej anonime.

Ndërkaq kryeshefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës pranë Klinikës së Tetovës, Dr.Nagip Rufati në një deklaratë për Inbox7 thotë se ndërtesa dhe infrastrukura në të cilën kryhen abortet është një ndër ndërtesat e vjetra të kampusit të Spitalit.

Orendi dhe mjete të vjetëruara ende vihen ne funksion

Në këtë njësi të rapartit të gjinekologjisë dhe obstetrikës,shërbimet shëndetësore për qytetarët janë në nivel të lartë profesional duke respektuar të gjithat rregullat profesionale dhe ligjore”, thotë ai.

Ai shton se për këto shërbime ekzistojnë institucione përkatëse që mbykqyrin punën në vazhdimësi, dhe deri tani nuk kemi patur vërejtje në asnjë kohë për shërbimet shëndetësore. Ai thotë se Spitali Klinik i Tetovës ka marë iniciativë që këto shërbime shëndetësore të kësaj njësie t’i afroj edhe fizikisht me Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës e cila gjë do ndodhë së shpejti me rioragnizimin e reparteve.

Për sa u përket investimeve dhe donacioneve  në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës – njësiti curretage, ato  kanë qenë dhe janë pjesë përbërse e çdo investimi dhe donacioni të Spitalit Klinik të Tetovës, thotë  në fund Dr.Nagip Rufati.

12

Megjithatë profesionalizimi i kuadrit dhe modernizmimi i departamenteve kyçe përbën shtyllën kryesore të një Reparti dhe Klinike.

13

Trajtimi i rasteve klinike në mënyrë profesionale, me kushte më të mira spitalore dhe higjienike, përbën dhe është e drejtë e çdo individi dhe pacienti.

Sipas OBSH-së aborte spontane do të ketë në të ardhmen, por rastet dhe faktorët kontribues duhet trajtuar më profesionalisht dhe në bazë të standarteve  mjeksore.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. trishtim me shiqu keto gjera edhe ne afrik sundesh me gjete kete lloje modernizimi ,,,,o popull ajeni gjall apo keni dek krejt TMEER

Back to top button