Bastisja në Policinë financiare nuk është e ligjshme, konstatoi prokurori i shtetit Lubomir Joveski

Prokurorja për krim të organizuar dhe korrupsion Vilma Ruskovska ka dhënë urdhër për bastisje të kundërligjshme në Drejtorinë e Policisë Financiare, duke i dhënë informata të gabuara gjyqtarit të procedurës paraprake për sigurimin e urdhrit, konstatoi prokurori i shtetit Ljubomir Joveski, pasi drejtori i Policisë financiare Arafat Muaremi e raportoi PThP. Prokuroria njoftoi se pas mbikëqyrjes së kryer në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, janë konstatuar disa parregullsi në procedurë dhe kontrolle në policinë financiare dhe në zyrën e drejtorit, transmeton Portalb.mk.

Dy prokurorë nga ekipi i Vilma Ruskovskës nuk kanë bashkëpunuar me mbikëqyrjen, thotë prokuroria përmes një komunikate të publikuar mëngjesin e sotëm.

“Gjatë mbikëqyrjes, prokurorët publikë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të cilët kanë vepruar në këtë rast janë ngarkuar të përgatisin informacione për pretendimet në ankesë. Megjithatë, vetëm njëri nga prokurorët publik ka vepruar në detyrë dhe ka dorëzuar informacionin e kërkuar. Refuzimi për të dhënë informacionin e kërkuar për të përcaktuar faktet në lidhje me trajtimin e rastit konkret mbështet dyshimin për mospërputhje në trajtim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më tej thuhet se, me mbikëqyrjen e rastit është konstatuar se Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pranuar kallëzim penal anonim me datën 05.03.2022, ndërsa me datë 18.07.2022 është përgatitur kërkesa për lëshimin e urdhrit për bastisje. Kërkesa është dorëzuar në Gjykatën Themelore Penale Shkup të njëjtën ditë. Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me situatën e krijuar, dha udhëzim në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në të cilin theksohen parregullsitë e konstatuara në trajtimin e rastit konkret.

“Gjatë ngritjes së rastit të konstatuar është shkelur kompetenca dhe organizimi horizontal i Prokurorisë Publike. Kallëzimi penal i referohet personave nga Administrata e Policisë Financiare, të cilët në pajtim me nenin 33 paragrafi 2 të Ligjit për Prokurorinë Publike kanë kompetenca policore, ndërsa për këto raporte përgjegjës janë Repartet e specializuara për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve. Rrjedhimisht, tre prokurorët publikë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të cilët kanë vepruar në këtë rast dhe nuk janë pjesë e Departamentit të Specializuar kanë vepruar pa autorizim për kallëzimin penal. Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut tregon se rasti duhet të regjistrohet në regjistër përkatës dhe sipas orarit të caktuar prokurorit publik i cili është caktuar në Repartin e specializuar”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Gjithashtu, bëhet me dije se në shpjegimin e kërkesës, Gjykatës i jepet gabimisht informacioni se Prokuroria Publike ka bazë për dyshim se është kryer vepër penale, ndërsa në shkresat e çështjes ka vetëm një kallëzim penal anonim. Kallëzimi penal anonim dhe pretendimet specifike në të, të pambështetura me asnjë provë apo me mjete të tjera, mund të jenë shkak për fillimin e procedurës penale, por nuk jep shkallë të caktuar mundësie se do të gjenden gjurmë të veprës penale ose se lënda vlenë për procedurën penale që të ketë bazë për kërkesë për bastisje në hapësirat e një organi shtetëror dhe bastisjen e njëpersoni.

“Në pajtim me nenin 27 paragrafi 4 të Ligjit për Prokurorinë Publike, me indikacion, prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup është përgjegjës për hetimin e plotë të procedurës lidhur me këtë çështje, të konstatojë gjendjen faktike dhe të gjitha rrethanat relevante, lëshimet në veprim dhe faktet për përgjegjësi të mundshme dhe të dorëzojë informata në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion me të cilën udhëheqë Vilma Ruskovska, më 18 korrik kreu bastisje në Policinë Financiare ku drejtor është Arafat Muaremi.

Sipas Prokurorisë bëhej fjalë për një lëndë të formuar pas paraqitjes së një grupi të qytetarëve dhe se nuk bëhet fjalë për konfiskimin e pasuksesshëm të pronës së “Transmet” në lëndën “Trust” ku Avokatura e Shtetit ka dorëzuar padi penale, mes tjerash edhe për drejtorin Muaremi.

Sipas Avokaturës së Shtetit derisa Muaremi ka qenë hetues në Prokurorinë Speciale bashkë me Prokurorët kanë miratuar vendime me të cilat tani rëndohet konfiskimi i pasurisë së “Transmetit” të Sead Koçan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button