Për tre muaj, në pikat pagesore në RMV janë mbledhur mbi 9,4 milionë euro

Të ardhurat nga pagesa e pikave pagesore në Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) në tremujorin e parë të këtij viti arrijnë 581.137.560 denarë, ose mbi 9,4 milionë euro, gjegjësisht 16,37 për qind nga të ardhurat e përgjithshme të planifikuara në atë bazë për vitin 2022.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të ardhurat nga pikat pagesore janë më të larta për 6,81 për qind, gjegjësisht për 37.070.841 denarë, tregon Raporti për punën financiare të NPRRSH-së për tremujorin e parë të këtij viti.

Nga pjesa e akcizës nga derivatet e naftës, të ardhurat NPRRSH-së në tremujorin e parë të këtij viti janë 992.499.126 denarë, gjegjësisht 21,34 për qind nga planifikimet për këtë  viti. Të ardhurat në këtë bazë në tre muajt e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë rritur për 50,54 për qind, gjegjësisht për 333.191.925 denarë.

Sipas raportit të NPRRSH-së, të ardhurat nga kompensimi për shfrytëzimin e rrugëve publike për automjete motorike dhe ndihmëse (taksa rrugore) që paguhet gjatë regjistrimit të automjeteve janë 406.271.881 denarë ose mbi 19 për qind nga mjetet e planifikuara për këtë vit.

Në periudhën janar-mars të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar NPRRSH ka realizuar më shumë të ardhura për 386.856.456 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button