Kovacevski-Sanchez: Maqedonia e Veriut dhe Spanja janë aleatë të fortë, bashkëpunimi ynë po thellohet

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez Perez-Castejon, zhvilluan sot një takim tet-a-tet, ku u konfirmua edhe një herë miqësia e fortë mes Mbretërisë së Spanjës dhe vendit tonë, e cila do të vazhdon të thellohet, transmeton Portalb.mk.

Në takim u theksua se Spanja është përkrahëse e dëshmuar e Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset e saj integruese evropiane, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për rrugën tonë drejt familjes evropiane.

Foto: Qeveria e RMV

Në një atmosferë miqësore, u vlerësua se dy vendet, të cilat janë edhe aleate të NATO-s, prej tre dekadash po ndërtojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe se angazhime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Në kuadër të vizitës së parë zyrtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez Pérez-Catejón, delegacionet nga të dy vendet zhvilluan një takim dypalësh ku morën pjesë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive Artan Grubi, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ministrja e mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button