Kovaçevski: Kërkesa për referendum e VMRO-DPMNE-së është jorelevante

Referendumin rreth propozimit franez të cilin e paralajmëron partia opozitare VMRO-DPMNE është vetëm për përdorim të brendshme politik të kësaj partie, thotë Kryeministri Dimitar Kovaçevski. Përsëriti se nga dita e konferencës së parë ndërqeveritarë vendi ka nisur rrugëtimin europian dhe se nuk ka kthim pas nga kjo rrugë.

“VMRO-DPMNE-ja është parti që ishte kundër anëtarësimit në NATO. VMRO-DPMNE-ja tash me partnerin e ri të tyre të koalicionit, të Majtën, janë dy partitë e vetme që janë kundër anëtarësimit në BE, ata këtë e treguan qartë gjatë votimit të propozimit nga Bashkimi Evropian rreth nisjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, megjithatë numri shumicë i deputetëve, 68, që i përfaqësojnë qytetarët morën vendim që Maqedonia e Veriut të nis negociatat. Ky referendum që flet kryetari i VMRO-DPMNE-së është vetëm për përdorim të brendshëm partiak. Është jorelevante kërkesa e VMRO-DPMNE për referendum I cili duhet të jetë qëndrim kundër anëtarsimit në BE”,deklaroii Kryeministri Kovaçevski.

Ndaj këtij qëndrimi reaguan nga VMRO DPMNE. Thonë se ky qëndrim kundër referndumit është ofendues ndaj popullit.

Duke dalë kundër referendumit, Kovaçevski e shumëzoi popullin me zero, ndërsa populli do t’i tregojë se ai është zero. Duke ikur nga referendumi, Kovaçevski tregon se nuk i intereson mendimi i popullit dhe e shumëzon me zero, por duhet të jetë i vetëdijshëm se me këtë qëndrim ndaj popullit, ai vetë do të jetë zero në referendum dhe në zgjedhjet e ardhshme.

Kryeministri Kovaçevski u pyet edhe rreth deklaratës së e sotme të euroambasadorit Dejvid Gir se nëse nuk ndryshohet Kushtetuta, procesi i negociatave do të ngec. Kovaçevski tha se deputetët që përfaqësojnë qytetarët duhet të jenë në krye të detyrës dhe të gjitha vendimet që duhet të merren të miratohen në drejtim të anëtarësimit në BE, përfshirë ligjet dhe ndryshimet kushtetuese të sillen në interes të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button