Shkup, detaje rreth tërmetit që u ndje sot në mëngjes

Autoritetet për mbikëqyrje sizmike në vend konfirmojnë tërmetin e sotëm në mëngjes,  i cili u ndje edhe  në Shkup. 

Rrjeti sizmik telemetrik i Republikës së Maqedonisë, me stacione në Shkup, Valandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko Natyrëroë -në Shkup, mëngjesin e datës 31.7.2022, ka regjistruar një tërmet me epiqendrën 26 kilometra në verilindje të Shkupit, në Republikën fqinje të Kosovës.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmetet kanë ndodhur në orën 08:28 me magnitudë lokale ML2.8 dhe me intensitet II-III shkallë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë nga popullata e Shkupit dhe zonën përreth.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button