Turizmi i harbutëve në atdheun e shqiptarëve!

Bregdeti te nëna Shqipëri,
Më sjellë pushim dhe qetësi
Ajri i pastër sa mrekulli!

Plot me male
Dhe me valë deti
Jeta duket si te mbreti!

Por Shqipëria
Sot ka një hall
Harbutëria
Po dominon
Turizmin në dorë
E kanë marrë.

Grykësia ka marrë hov!
Faktori njeri
Ka kaluar në pafuqi!
Harbutëri e makutëri
Po m’i sjellin plagë
Nënes Shqipëri!
“Pse askush nuk e di”?

Turizmi nën harbutërinë!
Po lëndon Shqipërinë!
Edhe ardhmërinë!

Por shqiptarët
Me gjithë këto vlera
Tona njerëzore
Zoti  prapë të gjithëve
Po na bekon!
Shqipëria po mbijeton!…

Kënga po jehon
Zërin vajtues ligjëron
Ky shqiptari im
Kudo që shkon
Këto vlera i dëshmon
Vetëm në atdheun e vet

Dikush e mallkon!
Harbutllëku dominon!

Pa atdhedashuri
Dhe mjeshtëri
S’ka turizum as fatmirësi!
Po sot nën hijen e kujt
Jeton fati Shqipëri?

Të mallkuarit agallarë
Nuk lanë asnjë
Cep Shqipërinë
Pa sharë
E pa ndarë!
E lanë pa ligj
E pa pronarë
S’po ka kush
Zot për t’i dalë?
E lanë shtetin
Pa hambar!
Kanë mbirë
Vetëm kusarë!

Të gjithë e dimë
E shikojmë!

Zoti këtë vend e bekoi!
Natyra hyjnore
Plot pasuri i dhuroi

Shqiponjen krenare si dragoi!
Ah një gjë tjetër sikur harroi!

Mos vallë Gjergj Kastrioti
Kaq shumë na mallkoi?
Pse ky vend
Ky atdhe
Ka shumë njerëz
Që jetojnë ende në kllapi
Si të dehur nën raki!

Pse ma shajnë kaq shumë
Nënen Shqipëri…?

Pse s’ka mendë
As zgjuarsi?
Nuk ka asnjë
Plazh publike
Për asnjë turist të ri

Ka plazh të grabitur
Dhe të gllabruar!
Dikush këta
Tipa “pronarë”
I ka mallkuar?!
Sikur sytë
I paskan të vërbuar.
Si kështu turistët
E huaj m’i dëbuar.
Për një “ombrellë”
Për një “shezllon”
Deri në 35 euro
Çmimi po shkon!

Të ndjekë e të largon?
Po fjala shërbim
Çfarë nënkupton?
Po tatimin në shtet
kush e grumbullon?
Fjala “i huaj”
Më shumë u shijon!

Kulturë ka,
Edhe nuk ka!
Sabotohet vëllau me vëlla
Sikur përballë
Ta ketë “farën shka”!
Sabotohet çdo
Produkt atdheu
Të afrohen vetëm
Të importuarat…
Të “skaduarat”…?

Po pse Shqipëria
Të gjitha këto i duron?
Edhe kur të tëra i posedon
Faktori njeri
Nuk po funksionon
Ka nevojë për infuzion
Në histori njihet termi:
”Revulucion”!

Kjo aromë e detit JON
Këtë fjalë në mendje
Pse ma kujton?

Bregdeti te nëna Shqipëri,
Më sjellë pushim dhe qetësi
Ajri i pastër sa mrekulli!
Për shqiptarët
Ka plot porosi.

Të gjitha të metat
E termit “njeri”!
Për çdo ditë
Jam duke i fshirë
Po shijoj ajrin e detit
Të nënes Shqipëri!…
Dhe mbushem
Me plot energji
Nën bekimin
E emrit atdhedashuri!
Frymarrja quhet Shqipëri!

Gjermanët e bënë Gjermaninë!
Anglezët Anglinë e Britaninë
Austrakët e bënë Austrinë
Italianët e bënë Italinë
Harbutët kurrë nuk
Do ta bëjnë Shqipërinë!
Po i vënë zjarrin e turpërinë!
Po ne shqiptarët
Duar-kyçur duhet të rrimë?

Për bekimin
Atdhedashuri
Frymarrja e ka
Emrin Shqipëri!…

Më 29. 07. 2022,
Himarë-Orikum

Autori: Safet Sadiku

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button