Biden u infektua sërish me Covid – 19

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden është diagnostifikuar të shtunën përsëri me Covid – 19. Nga Shtëpia e Bardhë njoftuan se, sipas mjekut të presidentit Dr. Kevin O’Connor, Biden nuk ka simptomave dhe ndjehet shumë mirë dhe për këtë nuk do të rifillojë trajtimin, shkruan CNN, transmeton Portalb.mk.

“Megjithatë, duke pasur parasysh testin e tij antigjen pozitiv, ai do të rifillojë procedurat strikte të izolimit”, tha mjekimit.

Bideni, cili rezultoi pozitiv për sëmundjen COVID-19 nëntë ditë më parë, ndërpreu izolimin të mërkurën pasi rezultoi negativ në testet e njëpasnjëshme të antigjenit, duke festuar kthimin e tij nga Kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë.

Biden shkroi në Twitter se rastet e riinfektimit janë të rralla.

“Nuk kam asnjë simptomë dhe do të izolohem për hir të sigurisë të të gjithë personave përreth meje. Unë ende jam duke punuar dhe do t’i rikthehem terrenit shumë shpejt”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button