Është paraburgosur Gabriel Bajram, ka rrahur një të punësuar në lokal pasi nuk i lejoi të thyejë pjata

Këshilltarit në Qytetin e Shkupit, Gabriel Bajram i është shqiptuar masa e paraburgimit, pasi policia ka bërë kallëzim penal për veprën penale – dhunë, njoftoi MPB, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB njoftuan se Bajram, i cili është djali i ish deputetit të ndjerë Amdi Bajram, mbrëmjen e 28 korrikut, së bashku me djalin e tij, në një objekt hotelierik në rajonin e Çairit, ka sulmuar fizikisht një të punësuar aty dhe ka dëmtuar një pjesë të inventarit në objekt.

“Sot (30.07.2022), pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga ana e nëpunësve policorë nga Njësia për krim të dhunshëm – Reparti për krim të dhunshëm, i është dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike Shkup kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër G.B. (40) dhe V.B. (21), për kryerjen e veprën penale “dhunë”, sipas nenit 386 nga Kodi Penal. Ata më 28.07.2022 rreth orës 23:30 në objektin hotelerike në rajonin e Çairit kanë sulmuar fizikisht një person të punësuar aty dhe kanë dëtmuar një pjesë të inventarit në objekt. Personat janë dërguar nxjerë para gjykatësit të procedurës paraprake, nga ana e së cilit G.B. i është shqiptuar masa e paraburgimit, ndërsa V.B. i janë shqiptuar masa të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Nga prokuroria njoftuan se, incidenti ka ndodhir gjatë kohës së festës familjare të ditëlindjes, pasi i dëmtuara ka refuzuar që njërit prej mysafirëve të pranishëm në festë, t’i japë pjata për t’i thyerë.

“Në atë moment, i dyshuara është drejtuar kah banaku dhe me dorë i ka tundur shishet dhe gotat, duke i hedhur drejt fytyrës së të dëmtuarit. I dëmtuari ka arritur të mbrohet me duar, pas çka i dyshuarit ka filluar ta godasë me grushta në pjesën e kokës. Goditjeve i është bashkangjitur edhe djali i tij, ndërsa gjatë gjithë kohës dy të dyshuarit kanë drejtuar sharje dhe kërcënime ndaj personit të sulmuar. I dëmtuari ka marrë lëndime trupore në kokë dhe në trup, përderisa dhuna ka shkaktuar ndjenjë pasigurie, rrezik dhe frikë te të pranishmit e tjerë dëshmitarë të ngjarjes”, thonë nga prokuroria.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button