Mickoski: Konsultimet për pyetjen e referendumit vazhdojnë, jemi afër përmbajtjes që propozoi Pendarovski

Ende zhvilohen konsultimet e VMRO – DPMNE-së se si duhet të jetë pyeta e referendumit, por lideri Hristijan Mickoski, thotë se janë afër përmbajtjes që propozoi publikisht presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, transmeton Portalb.mk.

”Unë pres që siç e tha ai publikishit, nëse thelbi i asaj pyetje të referndumit konvergjon, Pendarovski të del publikisht me qëndrim dhe të tregojë nëse do të del dhe të votojë së bashku me bashkëpunëtorët e tij, normal sipas bindjes së tij, nëse duhet të vazhdojmë me këto kushte, nën kushte të diktatit, apo nën ndonjë lloj kushte të tjera që mendon VMRO – DPMNE dhe disa parti të tjera”, deklaroi Mickoski gjatë vizitës së sotme në Petrovec.

Ai tha se pret mbështetje jo vetëm nga presidenti Stevo Pendarovski, por edhe nga të gjitha partitë tjera politike, përfshirë edhe partitë shqiptare në opozitë, si dhe nga ASHAM, nga universitetet dhe nga bashkësitë fetare.

Mickoski është i gatshëm të takohet edhe me përfaqësuesit e Qeverisë në lidhje me çështjen e referendumit apo edhe për një takim tjetër të liderëve në klubin e deputetëve të flasin dhe të përcaktojnë pyetjen e referendumit.

“Çdokush nga Qeveria që dëshiron të konsultohet, jemi të gatshëm të shkojmë në takim, në takim të ri liderësh të përcaktojmë pyetjen e referendumit. Në seancën e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv do të dalim me pozicion pasi të përfundojmë konsultimet dhe me partnerët e koalicionit sepse dëshirojmë ta dëgjojmë edhe mendimin e tyre, segment shumë i rëndësishëm i koalicionit që e udhëheqë VMRO – DPMNE, të dalim para anëtarëve të KE dhe para KQ dhe në çdo kohë i qëndrojmë Qeverisë në dispozicion, të bisedojmë për çështjen e renferendumit. Nuk ka shmangie nga kjo”, tha Mickoski.

Ndërkohë, presidenti i shtetit në intervistë për javoren “Fokus”, propozoi se si të jetë pyetja e referendumit nëse mbahet referendumi që e paralajmëron opozita pas miratimit të “propozimit francez”. Sipas Pendarovskit, pyetja e referendumit duhet të jetë: “A dëshironi të shkoni në BE nën kushte të këtila”, pa përmendjen e marrëveshjeve.

Opozita maqedonase paralajmëroi se do të mbledhë 150 mijë nënshkrime për referendum për atë nëse qytetarët dëshirojnë të anëtarësohen në BE nën kushte të këtilla, në kontekst të protokollit të nënshkruar me Bullgarinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button