Autoritetet e RMV-së sigurojnë: Do të ketë qymyr dhe mazut të mjaftueshëm për prodhimin e rrymës dhe sezoni i ngrohjes do të fillojë në kohë

Në prag të dimrit të ardhshëm për të cilin thuhet se do të jetë më i vështirë në dekadat e fundit, institucionet kompetente sigurojnë se do të ketë sasi të mjaftueshme të qymyrit dhe mazutit për kapacitetet vendore energjetike të mund të prodhojnë energjinë e nevojshme elektrike. Edhe sezoni i ngrohjes në Shkup pritet të fillojë në kohë, ku duhet të zgjidhet operator i ri ekonomik pas marrjes së licencës së BEG-ut (Balcan Energy Group), ndërsa nga gushti faturat për ngrohje qendrore do të jenë për 14,18 përqind më të shtrenjta, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

EMV, siç paralajmëroi drejtori gjeneral Vasko Kovaçevski të mërkurën pas mbledhjes me Asociacionin Energjetik të Maqedonisë, veçmë është duke furnizuar energensat e nevojshëm dhe duke e rritur gërmimin e vet të qymyrit me qëllim që të maksimalizohet prodhimi i energjisë elektrike. Prioritet do të jetë të sigurohet energji elektrike për qytetarët, por edhe të përmbushen nevojat e ekonomisë.

Foto: SHA EMV

Kovaçevski është optimisht se do të ketë qymyr të mjaftueshëm për dimrin e ardhshëm, ndërsa në rast të ngecjes së plotë, për çka thotë se as nuk ka ndodhur, as nuk do të ndodhë, në gërmimet ka qymyr për rreth dhjetë ditë.

“Obligimi ynë është që rreth 100 mijë tonë çdohetë të kemi rezervë për qymyr. Kjo do të thotë se nëse aspak nuk prodhohet qymyr dhe nëse nuk ka dërgesë, do të kemi 10 ditë punë, por ajo asnjëherë nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë”, deklaroi Kovaçevski mbrëmë në intervistë për TV Telma.

Sipas tij, rezervat e qymyrit në deponi rriten në periudhën e vjeshtës dhe në tetor kur të fillojë sezoni i ngrohjes duhet të ketë mes 200 dhe 250 mijë tonë qymyr të cilët do të garantojnë prodhim të sigurtë gjatë sezonës së ngrohjes.

Në rrjedhë është edhe furnizimi i mazutit për restartimin e TEC Negotinë i cili duhetë të fillojë me punë dhe të punojë në vazhdimësi në periudhës vijuese.

Në gusht, sipas paralajmërimeve të drejtorit gjeneral të EMV, duhet të publikohet edhe shpallje e re për furnizim të rreh 180 deri 200 mijë tonë mazut të cilat duhet të jenë të mjaftueshme për periudhën nga nëntori deri në prill.

Foto: Qeveria

Edhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski siguroi se, të gjitha kapacitetet e Qeverisë janë vendosur në funksion dhe shpreson në përballje të suksesshme të dimrit më të vështirë.

“Në maj thash se, para nesh është dimri më i vështirë dhe atëherë u akuzova për atë që flas. Ky dimër më i vështirë është rezultat i luftës në Ukrainë dhe të gjitha problemet që kanë ndoshur në tregun botëror me rritjen e çmimeve të derivateve të naftës dhe të energjisë elektrike për të cilën ekziston rrezik se  nuk do të ketë sasi të mjaftueshme në kontinentin e Evropës. Ky nuk është konkluzion vetëm i ekspertëve tanë, por i ekspertëve me renome botërore. Për këtë gjatë konceptimit të rebalancit i kemi pasur parasysh këto fakte dhe siguruam 76 milionë euroi për masa të reja antikrizë, të cilat janë në fazë të përgatitjes dhe të cilat do të konsultohen me odat dhe më pas do të operacionalizohen”, tha Kovaçevski në seancën parlamentare për pyetje deputetësh.

Komptentët thonë se do të fillojë në kohë edhe shçërndarja e energjisë termike për banorët e Shkupit, të cilët nga 1 gushti do të paguajnë për 14,18 përqind më shtrenjtë ngrohje qendrore.

Fatmir Bytyqi

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se momentalisht më e rëndësishme është që procedura për zgjedhjen e operatorit të ri ekonomik të jetë transparente dhe të përfundojë në kohë.

“Sipas ligjit për energjetikë, BEG duhet t’i përmbush detyrimet e tij derisa nuk zgjedhet operator i ri ekonomik. Deri para dy seancave të Qeverisë Sekretariati Gjeneral ishte i obliguar që të shpallë procedurë për operator të ri ekonomik. Nuk mund të paragjykojmë se a do të jetë ai EMV apo cili do tjetër operator”, tha Bytyqi gjatë konferencës së djeshme për media në Qeveri.

Dje edhe Komisioni Rregullator i Energjetikës miratoi vendim që të rris çmimin e ngrohjes qendrore për 14,18 përqind. Parashihet që, termocentrali i kogjenerimit TE-TO të sigurojë 70 përqind të energjisë së nevojshme termike, ndërsa 30 përqind të sigurohet nga ngrohtoret.

Nga Qeveria paralajmërojnë masa për mbështetje për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve të cilët nuk kanë alternativë për ngrohje, përmos ngrohjes qendrore.

“Ministria e Financave veç më punon në hartimin e masave të këtilla për mbështetje të kategorive më të rrezikuara. Masat duhet të jetë të targetuara dhe të orientuara ndaj familjet të cilat kanë të ardhura të ulëta”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e djeshme për media në Qeveri.

Sipas paralajmërimeve, në gusht pritet të shpallet gjendje e krizës në vend në pjesën e energjetikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button