Hartim i barnatoreve dhe krahasim i çmimeve me aplikacionin e ri www.najdiapteka.mk

Një aplikacion që ofron hartë ku mund të gjinden farmacitë dhe institucionet shëndetësore dhe ndan të dhëna për to është zgjidhja fituese e ekipit të kompanisë startap “Startier”, e cila fitoi në hakatonin e tretë për të dhëna të hapura që e organizoi Fondacioni Metamorphosis, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

Në përshkrimin e aplikacionit “Gjej farmaci”, i cili njëheri ka edhe ueb-versionin e saj, i disponueshëm për përdorim në www.najdiapteka.mk, qëndron se përdoruesi mund të përdorë filtra gjatë kërkimit, si dhe llojin e mjetit transportues që do ta përdorë për të arritur deri te vendndodhja që edhe çmimi i karburantit të llogaritet në shumën përfundimtare.

Aplikacioni i ofron rezultatet nga kërkimi të renditura nga më e lira tek më e shtrenjta. Përdoruesi mund të regjistrojë një profil dhe të paralajmërohet, me ç’rast do t’i mundësohet të mirëmbajë listë me produkte të preferuara. Kjo listë mund të kontrollohet me një klikim në butonin “Të preferuara”.

Ueb aplikacioni për hartimin e farmacive dhe krahasim të çmimeve të tyre është e disponueshme në dy gjuhë: maqedonisht dhe shqip.

Hakatoni për të dhëna të hapura u organizua në kuadër të projektit të USAID-it për pjesëmarrje të qytetarëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button