Nga fundjava pritet përkeqësim i motit në RMV, temperaturat do të ulen deri në 5 gradë Celsius

Moti nesër në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje në pjesët veriore dhe lindore moti do të jetë i paqëndrueshme me reshje të dendura shiu dhe bubullima, njofton Portalb.

Lokalisht do të ketë kushte për shfaqjen e një stuhie të shkurtër me erë të fortë dhe zbrazje elektrike. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa maksimalja prej 32 deri në 38 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Nga fundi i ditës dhe në mbrëmje do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa në pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër. Temperatura minimale do të jetë rreth 19 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 38 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të DPHM-së, pasditen e së dielës do të jetë mot i paqëndrueshëm vende-vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë e fortë nga veriu, e cila do të bëjë që temperatura ditore të bjerë për 3 deri në 5 gradë Celsius, sidomos në pjesët veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button