Kasami alarmoi që ka pasur legalizime të kompletuara por janë mbajtur në sirtarë në Tetovë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për gjendjen me procesin e legalizimit në këtë komunë, proces i cili karakterizohet me probleme të shumta, transmeton Portalb.mk.

“Ajo që vërtetë është absurde dhe kërkon përgjigje nga udhëheqësia e kaluar, është se: 67 aktvendime të plotfuqishme të përfunduara shumë më herët, janë mbajtur nëpër sirtarë dhe nuk u janë dorëzuar qytetarëve”, deklaroi Kasami.

Kasami sqaroi që ka formuar një komision me 14 anëtarë, të cilët prej janarit kanë përpunuar mbi 3 500 lëndë të ngelura nga viti 2011.

Ky është raporti i plotë i Kasamit:

-Të përfundunduara me Aktvendime për miratim të legalizimeve janë gjithsejt 159 lëndë.

-338 lëndë janë për në procesim në Këshillin e Komunës së Tetovës për shkak të mos pajtueshmërisë të destinimit të objektit me tokën dhe njëherit paraqesin pengesë për interesin publik (trotuar, rrugë, hapësirë gjelbëruese)

-97 lëndë janë të refuzuara për shkak të mos përputhshmërisë ligjore dhe dokumentacionit të lëndës.

-344 lëndë janë për pagesë, ku ftohen qytetarët që të realizojnë pagesën e paraparë me ligjin për legalizim dhe të mund të vazhdohet më tej procesi i legalizimit të objekteve të tyre.

-417 lëndë janë për terren, ku shumica e lëndëve janë të trashëguara dhe ne kemi formuar disa komisione të terrenit të cilët në vazhdimësi kryejnë kontrollet e tyre që të mund të bëhet krahasimi dhe përputhshmëria e vizualizimit të objekteve me kërkesat e tyre ndërsa,

-2152 lëndë kanë mungesë të dokumentacionit, ku për secilën prej këtyre kemi përgatitur përfundim për ndërpreje të procedurës, ku në mënyrë automatike secila palë do të jetë e informuar për mungesën e dokumentacionit, lënda do të vazhdojë kur do të kompletohet dokumentacioni i nevojshëm nga pala, ndërsa këto lëndë do të jenë gjithashtu të publikua edhe në webfaqen e komunës që personat që kanë aplikuar, të mund të informohen për dokumentet që duhet të kompletojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button