Do të zgjerohet Qendra për fëmijë në Tetovë

Me datë 1 qershor 2014, Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, Qendra Edukative Rea në Tetovë do të shënojë zgjerimin e saj që është mundësuar nga granti i dhënë prej Nismës së Grave Sipërmarrëse, nismë kjo e Projektit të USAID-it për Zgjerimin e Bizneseve të Vogla. Festimet do të përfshijnë paraqitje të fëmijëve dhe aktivitete interaktive familjare.

Mysafire nderi, Mary Jo Uohlers (bashkëshortja e Ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni) dhe pronarja dhe menaxherja e Qendrës Edukative Rea, Qanije Selimi do të komentojnë shkurtimisht në ora 12:15. Qendra Edukative për Fëmijë Rea gjendet në ndërtesën e vjetër për prodhimin e pajisjeve plastike mjekësore afër hyrjes së Tetovës.

Disa mysafirë tjerë që vlejnë të përmenden janë Resul Kılıç, drejtori I Yahya Kemal – Tetovë; Louisa Vinton, Koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues të UNICEF-it.

Lajme të ngjashme

Back to top button