Irlanda strehoi 100 ukrainas në stadium

Rreth 100 refugjatë ukrainas janë strehuar përkohësisht në stadiumin Aviva në Dublin këtë javë, ndërsa Irlanda përpiqet të gjejë shtretër urgjence për refugjatët që po ikin nga pushtimi rus. Refugjatët u vendosën në shtretër kampe në stadium për një javë, përpara se të zhvendoseshin diku tjetër të premten e ardhshme, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Nuk ka plane që aranzhimi në Aviva të zgjatet, por besohet se objekte të ngjashme sportive të stilit të arenës do të konsiderohen për përdorim të strehimoreve emergjente në muajt e ardhshëm, nëse lind nevoja.

Irlandës i kishte mbaruar akomodimi shtetëror për refugjatët ukrainas të ardhur – duke rezultuar në strehimin e përkohshëm të ukrainasve në tenda në kampin ushtarak Gormanston në Co Meath.

Terminali i vjetër i Aeroportit të Dublinit u përdor gjithashtu për akomodim urgjent deri të enjten.

Deri më sot, Irlanda ka pranuar rreth 42 mijë refugjatë që ikin nga lufta në Ukrainë – shumica e tyre janë gra dhe fëmijë.

130 refugjatë po mbërrijnë çdo ditë. Aktualisht po akomodohen rreth 32 mijë njerëz, shumica e të cilëve janë duke qëndruar në akomodime me shërbime si hotele dhe bujtina.

Gjatë verës, qeveria përdori 5,000 shtretër akomodimi studentësh për të vendosur disa nga refugjatët.

Por gjatë javëve në vijim, numri i këtyre shtretërve në përdorim do të zvogëlohet pasi studentët do të kthehen për t’i përdorur ato për vitin e ardhshëm akademik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button