Ulje e numrit të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut, në kohën kur është regjistruar rritje e prodhimit

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e prodhimit industrial për 0.9 përqind, ndërkohë numri i të punësuarve është ulur për 1.5 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit qershor të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 2.8 %, në sektorin Industria përpunuese ka rënie nga 1.4 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rënie nga 1.2 %”, sqarojnë nga Enti.

Prodhimi industrial më i madh është regjistruar në pjesën e energjisë për 17.5 përqind, ndërkohë numri i të punësuarve ka shënuar rënie për 5.1 përqind.

Në periudhën janar-qershor e këtij viti është regjistruar ulje e numrit të punësuarve për 1.9 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërkohë prodhimi është rritur për 2.5 përqind.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button