Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 66-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 66-të, ku vendosi të mbështesë financiarisht 280 kompani që do të krijojnë 3 700 vende të lira puna, transmeton Portalb.mk.

Kompanitë duhet që pesë vitet e ardhshme të krijojnë këta vendet e lira të punës, ndërsa mbështetja bën pjesë në 145 milionë euro. Këta kompani vitin e kaluar arritën të krijojnë 1 500 vende pune përmes 50 milionë euro investime.

Qeveria në këtë seancë miratoi propozim-ndryshimet për Programin për mbështetjen financiare të bujqve për vitin 2022, ndryshime që mundësojnë rritjen e mjeteve për 2.6 miliardë denarë.

U miratuan gjithashtu edhe ndryshimet e programit për mbështetje financiare në Zhvillimin rural për vitin 2022, përmes së cilës mundësohet edhe realizimi i të gjithë 24 aplikimeve të dorëzuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button