Më shumë se gjysma e të testuarve gjatë 24 orëve të fundit në RMV dolën të infektuar me virusin korona

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19. Në 24 orët e fundit prej 1.602 të testuarve kanë rezultuar 855 të infektuar (rreth 53%). Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon:

  • Raste të reja: 855
  • Riinfektime: 189
  • Të vdekur: 0
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 2
  • Të shëruar: 683
  • Testime: 1.602

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 5.196. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 327.009
  • Të shëruar: 312.443
  • Të vdekur: 9.370
  • Testime: 2.116.007

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button