E-mailet zyrtare të gjeneratës Gen Z janë shumë më ndryshe, ja pse (VIDEO)

Nëpër rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto se si gjenerata më e re, GEN Z po komunikon shumë më ndryshme sesa më të vjetrit sa i përket dërgimit të emaileve zyrtare. Ata janë më zbavitës, shkruan Independent, transmeton Portalb.mk.

Fjalët e zakonshme të cilat përdoren në mjediset e punës gjatë shkruarjes së një e-mail si “urimet më të mira”, “përshëndetje”, “sinqerisht” dhe “faleminderit”, nuk i gjen më te Gjenerata Z.

Mënyra se si Gen Z kanë zgjedhur të komunikojnë me punëtorët brenda kompanisë është shumë joformale dhe ndonjëherë edhe e tepruar.

Disa nga fotografitë të cilat u publikuan në rrjet sociale, u vërejtën fjalë si “hehe, bye”, ndërsa një i tjetër hodhi poshtë përdorimin e presjeve, duke shkruar: “mirë mirë mirë”.

Drejtori i kompanisë “Fox & Robin”, një kompani veshjesh e cila pretendon se ka vetëm punëtor të Gjeneratës Z, ndau gjithashtu disa emaile që ai ka marrë nga punonjësit e tij në një video në TikTok.

@ninetyeightla

Bryant is a menace on gmail fr

♬ Borderline – Tame Impala

“Është bota e Gen Z, unë jam thjesht shefi i tyre mijëvjeçar”, ka shkruar ai në postimin, i cili ka më shumë se një milion shikime.

“Hasta la pasta” dhe “Flasim së shpejti, humbës”, ishin disa nga shembujt që ai shpërndau.

Një tjetër kishte shkruar “Më lajmëroni nëse keni ndonjë pyetje ose mos më lajmëroni.”

Qasja e Gjeneratës Z nëpër rrjetet sociale ndezi një debat në Twitter, pasi një profesor në Universitetin Rutgers në SHBA pyeti pse “studentët modernë të kolegjit” nuk përdorin gjuhën zyrtare në email.

Disa studentë thanë se e shihnin përdorimin e fjalës “e/i nderuar” shumë formale, ndërsa të tjerë thanë se nuk e dinin se nisja e një emaili me “hello” konsiderohej joformale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button