Gërkovska: Është e një rëndësie të madhe mesazhi i ambasadores së re të ShBA-së për luftën kundër korrupsionit

Lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit janë prioriteti numër një i vendit tonë, aq më tepër në prag të skanimit të negociatave që duhet të nisim në të ardhmen me Bashkimin Evropian. Për mua dhe për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ky mesazh i ambasadores së re është i një rëndësie të madhe, si dhe angazhimi i ish-ambasadores së SHBA-së në vendin tonë, tha sot zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve që të komentojë deklaratën e ambasadores së sapo emëruar të SHBA-së në vend, Angela Price Ageler, se do të ndihmojë në luftën kundër aktorëve të korruptuar, transmeton Portalb.mk.

“Si një nga aktivitetet e kabinetit tim është insistimi dhe obligimi i institucioneve që të përgatisin plan për rreziqet në institucionet e tyre për korrupsion dhe në bazë të planeve do të bëjmë plan të përbashkët aksional se si t’i tejkalojmë ato. Po ashtu të shohim rekomandimet dhe në bazë të cilit parim dhe në çfarë mënyre duhet bërë plani për rreziqet e korrupsionit për vitin 2023. Megjithatë, kjo i referohet aspektit institucional, ndërsa në përgjithësi, të gjitha ato institucione për të cilat në mënyrë të pavarur përfaqësojnë pjesë të pushtetit legjislativ, ekzekutiv apo gjyqësor, jam i sigurt se do të jetë në fokusin e aktiviteteve të ambasadores së re të SHBA-së”, tha Grkovska.

Anxhela Prajs Ageler, kandidatja për ambasadore të SHBA-ve për të në Maqedoninë e Veriut, premtoi që do të kontribuojë në luftimin e korrupsionit në Shkup.

VOA raportoi që e kandidatja e presidentit amerikan Xho Bajden, Ageler në Komisionin për Punë të Jashtme në Senat, ka premtuar që do të punojë që t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar strategjinë nacionale përmes së cilës në mënyrë efektive do të kërkohet përgjegjësi nga të korruptuarit.

“SHBA dhe Maqedonia e Veriut kanë shumë prioritetet të përbashkëta, duke përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e qeverisjes së drejtë dhe përforcimin e qeverisjes së mirë”, deklaroi Ageler.

Ajo foli për nxitjen e reformave në drejtësi, transparencën në institucione dhe zhvillimin ekonomik përmes përmirësimit të kushteve për investime. Në fjalimin e saj u përqendrua edhe në sigurinë e vendit, energjinë dhe rrugën eurointegruese.

Ageler theksoi që do të mundohet të dobësojë edhe ndikimin forcave të jashtme dashakeqe në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën. Një nga prioritetet e kësaj fushe është edhe pavarësia energjetike, duke larguar varësinë nga gazi rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button