Maqedonia ka teste dhe vaksina për linë e majmunëve

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka informuar mëngjesin e sotëm se sot në seancën e Komisionit për sëmundje infektive, ndër të tjera do të diskutohet edhe për linë e majmunit, transmeton Portalb.mk.

“Tani për tani nuk kemi regjistruar rast të tillë. Instituti për shëndet publik disponon me teste për njohjen e një virusi të tillë. Nuk e di numrin e saktë, por janë të mjaftueshëm për shpërthim eventual të lisë. Sa i përket vaksinave, sipas koordinatores nacionale për imunizimin, aktualisht kemi vaksina për linë e majmunëve, nëse paraqitet ndonjë rast”, theksoi Sali në hapjen e Qendrës së rinovuar emergjente.

Mbi 18.000 raste të lisë së majmunëve janë të raportuara në 78 vende të botës, shumica prej tyre në Evropë, njoftoi të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur emergjencë globale shëndetësore nga OBSH-ja të shtunën, për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve dhe shqetësimeve se mund të bëhet endemike në më shumë vende.

Deri më tani, 98 për qind e rasteve jashtë vendeve në Afrikë ku virusi është endemik janë raportuar tek burrat që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra, tha OBSH-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button