SHBA ofron dhjetë milionë dollarë për informacione lidhur me “kuzhinierin e Putinit” dhe zgjedhjet amerikane

Departamenti amerikan i shtetit ka ofruar shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacion mbi përpjekjet e huaja për të ndërhyrë në procesin zgjedhor të SHBA-së. Departamenti veçoi IRA-n ruse (Agjencia për hulumtime në internet) dhe liderin e saj Evgenij Prigozhin, i cili është aleat kyç i presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Portalb.mk.

Sipas Departamentit amerikan të shtetit, Prigozhin është shtetas rus që siguron fonde për IRA-n përmes kompanive që ai kontrollon. IRA filloi operacionet që në vitin 2014 për të ndërhyrë në sistemin politik të SHBA-së, duke përfshirë zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Si IRA ashtu edhe Prigozhin, i cili njihet me pseudonimin “kuzhinier i Putinit”, janë të sanksionuar në SHBA. Sipas Departamentit të drejtësisë, ata përdorën Facebookun, Twitterin dhe platforma të tjera të mediave sociale në përpjekje për të mbjellë mosmarrëveshje dhe për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Si kandidat republikan në zgjedhjet e vitit 2016, Trump fitoi përballë ish-sekretares së shtetit të SHBA-së, demokrates Hillary Clinton.

Departamenti i shtetit përpiqet të mbledhë sa më shumë informacione për kërcënimet ndaj organizatave amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button