Nuk ndjej presion shumë të madh nga Protokolli, e jona është të punojmë sipas parimeve akademike shkencore, vlerësoi Gjorgiev

Dragi Gjorgiev, bashkëkryetar i palës së Maqedonisë në Komisionit e përbashkët maqedonaso-bullgar për çështje historike dhe arsimore, deklaroi sonte se nuk ndjen presion të madh nga Protokolli i nënshkruar me Bullgarinë, duke potencuar se afatet i vendosin politikanët, derisa Komisioni e ka rutinën e vet, rregullat dhe parimet, raporton MIA.

“Protokolli për Komisionin nuk ndonjë, do të thoja, rëndësi të madhe, pasi Komisioni edhe deri më tani ka punuar në mënyrë optimale ashtu siç kanë vlerësuar anëtarët e Komisionit se duhet të punojmë. Protokolli është një dokument politik midis dy qeverive për atë se si qeveritë, ajo maqedonase dhe bullgare, shohin mbi përmirësimin e marrëdhënieve midis dy shteteve. Në këto marrëdhënie një segment është edhe komisioni ynë dhe ky komision funksionon tashmë katër vite dhe funksionon sipas një ritmi”, tha Gjorgiev sonte në emisionin “To tema” në TV Tellma.

Ai theksoi se Komisioni e ka rutinën e vet dhe se punë e tyre është të punojnë duke i respektuar parimet të cilat i kanë respektuar deri më tani ndërsa ato janë parime shkencore akademike dhe respektimi midis tyre.

Lidhur me atë se protokolli vjen në kontekst midis dy shteteve, ku janë vendosur pritshmëri më të mëdha, afate, Gjorgiev tha se mbase tani investimi është më i madh dhe kushtet më ndryshe. 

“Konteksti është tjetër, keni të drejtë. Ndoshta rreziku është më i lartë tani, kushtet janë më ndryshe, protokolli ka krijuar një polarizim në shoqërinë maqedonase dhe e gjithë kjo e bën qëndrimin e Komisionit të ndryshëm. Shumë më e ndjeshme, në fokus shumë më të madh, do të jetë puna e Komisionit, por nëse ju kujtohet se përmendët protokollin e parë dhe në atë protokoll edhe me retorikë shumë më të ashpër, me retorikë më komanduese nga disa politikanë, politikanëve bullgarë iu tha të përfundonin atë, deri atëherë ta përfundonin atë. Po e përsëris, kjo është logjika e politikës”, tha Gjorgiev.

Sipas tij, këto afate politikanët do t’i vendosin gjithmonë, megjithatë, tha, Komisioni e ka rutinën e vet, ka rregulla të punës, ka principe të punës dhe jo gjithmonë këto parime përputhen me parimet dhe idetë e politikanëve.

Ndryshe, në takimin e 19-të ndërmjet Komisionit të përbashkët të ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria për çështjet që i takojnë sferës së historisë dhe arsimit u vendos që sivjet të realizohet takimi i radhës kah mesi i muajit shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button