Mbrojtësi arriti në Barcelonë ku do të kryejë vizitat mjekësore

Jules Kounde pritet të jetë përforcimi i radhës i Barçës gjatë kësaj merkatoje vere. Ylli i Sevillas ka zbarkuar pasditen e sotme në Barcelonë, raporton ABC.

Sipas mediave spanjolle raportohet se mbrojtësi francez do të kryejë vizitat mjekësore. Pasi lojtari të kalojë me sukses testet mjekësore do të firmos edhe kontratën me katalanasit.

Kujtojmë se Kounde u ka kushtuar xhepave të blaugranave plot 60 milionë euro, teksa shikohet nga stafi i Barçës si i duhuri për t’i besuar çelësat e repartit të mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button