Shkoi në 32 numri i të infektuarve me linë e majmunëve në Greqi

Numri total i rasteve me linë e majmunëve në Greqi ka arritur në 32, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, raporton ABC.

Të dhënat e paraqitura në raport kanë të bëjnë me rastet e konfirmuara laboratorike të infektimit me virusin e lisë së majmunit në Greqi, bazuar në të dhënat e deklaruara në EODY të regjistruara deri më 28 korrik.

Në total, në Evropë, deri më 26 korrik, janë regjistruar 13,043 raste të sëmundjes në 37 vende të ndryshme ndërkohë në të gjithë botën janë konfirmuar mbi 18 mijë raste me sëmundjen afrikane.

Lija e majmunëve është një infeksion viral i njohur për herë të parë në vitin 1958. Transmetohet nëpërmjet kontaktit me kafshët e egra dhe nga njeriu te njeriu nëpërmjet kontaktit të ngushtë fizik.

Në maj 2022, një numër i shtuar i rasteve të lisë së majmunëve u regjistruan në vendet jo-endemike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button