Nesër mbahet provimi i parë i maturës shtetërore

Nesër, në orën 10:00, në të gjitha shkollat e mesme të vendit do të mbahet provimi i parë i maturës shtetërore në lëndën e gjuhës amtare. Këtë vit janë paraqitur gjithsej 18 370 kandidatë të cilët do të hyjnë në provim, sipas konceptit të ri maturës shtetërore, të ashtuquajturit “modeli 1+2” që parashikon provime në 2 lëndëve të jashtme dhe 1 të brendshme, si dhe punimin vetjak nga nxënësi. Provimi vijues do të mbahet më 11 qershor për gjuhet e huaja; anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe rusisht. Më 13 qershor, nxënësit do të hyjnë në provim në matematikë, estetikë dhe filozofi, ndërsa 16 qershor do të mbahen provimet e kimisë, fizikës, biologjisë, historisë dhe biznesit. Sipas ministrit të arsimit Spiro Ristovski, këtë vit është shënuar rritje interesi për lëndën e matematikës.

“Ka një fakt interesant, krahasuar me vitin e kaluar është rritur numri i kandidatëve që kanë zgjedhur matematikën si lëndë zgjedhore. Kjo mund të jetë edhe dëshmi se kemi interesim te maturantët, që studimet t’i vazhdojnë në ndonjë nga fakultetet teknike. Gjithsej 2 398 nxënës kanë zgjedhur matematikën e nivelit bazë ndërsa 26 të nivelit më të lartë. Ndërkohë, numri më i madh i kandidatëve 16 858 kanë zgjedhur gjuhën angleze. Kjo është 2.2 % më shumë nga viti i kaluar”, tha Spiro Ristovski, Ministër i Arsimit.

Kandidatët që nuk do t’i regjistrojnë provimet në afatin e qershorit, mund t’i paraqesin ato për në afatin e gushtit. Sipas njoftimeve nga Ministria e Arsimit, rezultatet do të publikohen 30 ditë pas mbajtjes së provimit të fundit të maturës shtetërore. Matura Shtetërore realizohet për të shtatin vit me radhë, dhe ajo është kusht për vazhdim të studimeve brenda dhe jashtë vendit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button