fbpx

Von der Leyen lavdëron Maqedoninë për luftimin e korrupsionit, ndërsa zyrtarët e lartë nuk ndiqen penalisht

Pas hetimeve ndaj Sekretarëve të Përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski dhe Muhamed Zekirit, i pari është në gjyq, kurse i dyti në arrest shtëpiak, nuk është zbuluar asgjë nga organet hetuese për ndonjë bartës të funksionit të lartë publik – Policia Financiare dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Kjo qetësi ka zgjatur shumë, edhe pse kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur para deputetëve më 14 korrik, vlerësoi luftën kundër korrupsionit në Maqedoni, shkruan Sdk, transmeton Portalb.mk.

Organet e zbulimit duhet të zbulojnë krimin dhe të paraqesin kallëzim penal në organin për ndjekjen e tij, në prokurori, në mënyrë që të ketë diçka për të punuar. Rashkovskin dhe Zeqirin i kanë ndjekur vetë pas daljen së zërave. Policia Financiare, Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e të Ardhurave Publike apo ndonjë prej autoriteteve të thirrura për zbulimin e krimit të organizuar nuk i zbuluan manipulimet e tyre. Ministria e Brendshme punon me denoncime, por për trafikim njerëzor, trafik droge, kontrabandë emigrantësh, nën juridiksionin e Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.

Nga fillimi i vitit 2022 e deri më sot janë dorëzuar vetëm 6 kallëzime penale nga Drejtoria e Policisë Financiare, dy prej të cilave janë dorëzuar përmes Prokurorisë Publike të Shkupit. Tri lëndë, mësohet se janë përfunduar, një me hedhje poshtë të kallëzimit penal, ndërsa dy me Vendim të Prokurorisë së Lartë Publike për shkak të konfliktit të kompetencave, që janë dërguar në Prokurorinë Publike të Shkupit.

Tri rastet e mbetura ishin në procedurë para hetimore dhe pritej të procedim sipas urdhrit të ekspertizës në njërin, ndërsa në rastin tjetër pas kërkesës në Policinë Financiare. Për të tretin nuk dihet se në çfarë faze është.

E përbashkëta e disa prej këtyre nismave është se asnjëra prej tyre nuk është kundër bartësit të një posti të lartë publik.

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion në vitin 2021 ka vepruar pas 10 kallëzimeve penale të ngritura nga Drejtoria e Policisë Financiare, katër prej të cilave janë dorëzuar përmes Prokurorisë Publike të Shkupit. Katër u ishin gabuar adresat, ndërsa as vitin e kaluar nuk kishte asnjë emër funksionari të lartë të dyshuar.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociata nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button