Forcat ukrainase shkatërruan urën kyçe në Kherson, po intensifikojnë kundërsulmin

Po intensifikohet kundërofensiva e Ukrainës për të çliruar rajonin e pushtuar jugor të Khersonit, thonë burime ushtarake perëndimore, transmeton Portalb.mk.

Ura kyçe për në qytetin Kherson është jashtë funksionit pasi forcat ukrainase e goditën atë me sistemet raketore amerikane me rreze të gjatë veprimi HIMARS, të cilat mund të ndërpresin mijëra trupa ruse nga pjesa tjetër e rajonit. I vendosur në perëndim të lumit Dnieper, Kherson ishte qyteti i parë i madh i pushtuar nga rusët.

„Forcat ukrainase të martën, hodhën raketa mbi urën Antonivsky prej një kilometër dhe e bënë atë plotësisht të papërdorshme. Nga pikëpamja politike, Kherson është perla e pushtimit rus dhe humbja e tij do të minonte seriozisht planet e Moskës për ta paraqitur pushtimin si sukses”, thanë burimet ushtarake perëndimore.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksiy Danilov, tha se Rusia tani po dërgon numrin maksimal të trupave në drejtim të Khersonit.

Autoritetet e sapoemëruara pro-ruse në Kherson kanë konfirmuar se artileria ukrainase ka dëmtuar rëndë urën Antonivskyi, gjë që ka çuar në ndërprerjen e trafikut. Ata shtojnë se lidhjet me pjesën tjetër të rajonit përgjatë Dnieper-it tani do të mbahen me tragete dhe ura ponton.

Ushtria ukrainase prej ditësh sulmon ura në rajon me sisteme raketore moderne të marra nga Shtetet e Bashkuara. Burimet perëndimore thonë se kjo është pjesë e përpjekjeve të Ukrainës për të izoluar trupat ruse, me qëllimin përfundimtar çlirimin e të gjithë rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button