Stuhia e sotme shkaktoi dëme materiale në disa lokacione në komunën e Aerodromit

Një stuhi verore ka goditur sot pasdite rajonin e Shkupit. Në pjesën më të madhe të kryeqytetit ka pasur shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë, ndërsa në disa vende kanë rënë degë më të mëdha dhe janë shkulur pemët, transmeton Portalb.mk.

Pas stuhisë, ne komunën e Aedromit janë paraqitur dëme materiale në disa lokacione kësaj komune.

Mot i paqëndrueshëm për pasdite dhe kah fundi i ditës së sotme është paralajmëruar paraprakisht nga sinoptikanët.

Të ngjashme janë edhe parashikimet për nesër, ndërsa për të premten paralajmërohet stabilizim i motit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button