Gjyqi për “Titanik 2”, në të cilin mes të pandehurve janë edhe Mijallkovi dhe Thaçi, në shtator rikthehet nga fillimi

Shtatë muaj para vjetrimit të lëndës për ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, rasti “Titanik 2” duhet të nisë nga fillimi. Në seancën e fundit të kësaj lënde, gjyqtari njoftoi të pranishmit se një anëtare e jurisë kishte dhënë dorëheqjen. Seanca e radhës është caktuar për në fund të shtatorit, ndërsa kjo vepër vjetrohet në prill të vitit 2023. Mijallkov mbahet përgjegjës për marrjen e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm, vepër që skadon 10 vjet pas ekzekutimit, që sipas aktakuzës është mars dhe prill të viti 2013, raporton Telma, përcjell Portalb.mk.

Nëse vazhdohet me ritmin me të cilin ka lëvizur lënda, kthimi në fillim dhe paraqitja e të gjitha provave do ta largonte “Titanik 2” nga vendim përfundimtar deri në prill 2023.

Nga Gjykata Penale thonë se do të bëjnë përpjekje që procedura të përfundojë në afat të arsyeshëm.

Me këtë, topi është në duart e mbrojtjes. Por ekipi i avokatëve të Mijallkovit nuk zbulon nëse do të japin pëlqimin që provat vetëm të lexohen, ose do të kërkojnë që të gjitha provat dhe dëshmitarët të thirren, të paraqiten dhe të intervistohen sërish.

Aktakuza për “Titanik 2” u ngrit nga PSP më 30 qershor 2017. Në dhjetor të atij viti, Gjykata Penale e miratoi aktakuzën dhe gjykimi filloi në pranverën e vitit të ardhshëm. Aktgjykimi i shkallës së parë, me të cilin Mijallkov u dënua me 3 vjet burg, u shpall në mars të vitit 2019, kurse në fund të vitit, Gjykata e Apelit e anuloi aktgjykimin dhe e ktheu lëndën në Gjykatën Penale për rigjykim. Dhe gjykimi tani rifillon, por për shkak të një ndryshimit në Këshillin e Gjykimit.

Kjo nuk është hera e parë që për shkak të ndërrimit të një anëtari të jurisë duhet të rinisin gjykimet që kanë zgjatur prej disa vitesh. Më herët në “Tortura” për arrestimin e Ljube Boshkoskit, ku në mesin e të akuzuarve ishte edhe Mijallkov, një anëtarë i jurisë papritmas dha dorëheqje. Për shkak të daljes në pension të një anëtari të jurisë, në fillim u kthye edhe gjykimi për “TNT”.

Të pandehurit e tjerë në Titanik 2 janë përgjegjës për shpërdorim detyre, vepër penale që nuk ka parashkrim (nuk vjetrohet) për 40 vjet.

Mijalkov deri më tani ka vetëm një aktgjykim të formës së prerë për rastin “Perandoria”, ku me marrëveshje për pranimin e fajësisë u dënua me tre vjet burg dhe akt për të bërë burgun në Strugë, pasi e ka ndryshuar adresën e banimit në Ohër. Tri rastet e tjera janë ende në pritje. Në “Target – Fortesa” për përgjimin, Mijallkov mori 12 vjet burg, në “Trezor” për blerjen e pajisjeve britanike të vëzhgimit, mori 8 vjet burg, ndërsa në “Tortura” u shpall i pafajshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button