U hapën tri porte për eksportimin e grurit ukrainas

Kievi zyrtari njoftoi se tri porte detare kanë nisur formimin e “korridoreve të gjelbra” për rinisjen e eksportimit të grurit, raportoi BBC-ja të mërkurën, raporton Koha.net.

Ukraina njoftoi se eksporti do të bëhet në portet e Odesës, Chornomorskyt dhe Yuzhnoyes, derisa anijet e mbushura me grurë do të kalojnë nëpërmjet Detit të Zi, drejt vendeve evropiane.

Të premten (22 korrik), Ukraina e Rusia u dakorduan në Stamboll për lejim të eksportimit të kulturave bujqësore. Sigurinë dhe monitorimin e procesit të eksportit, e mori përsipër Turqia.

Në takimin katërpalësh mes Ukrainës, Rusisë, Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, palët e përfshira në konflikt, u morën vesh që të mos ketë sulme gjatë transportimit të grurit. Trupat ruse shkelën marrëveshjen pas më pak se 24 orë nga nënshkrimi, duke i hedhur dy raketa në portin e Odesës.

Rusët arsyetuan sulmin, duke thënë se cak ishte një anije ukrainase që po qëndronte në port.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button