U miratua Strategjia pesëvjeçare për barazi gjinore në Maqedoninë e Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar sot Strategjinë për Barazi Gjinore 2022-2027 që ka për qëllimi fuqizimin e të drejtave të grave në vend, transmeton Portalb.mk.

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ka projektuar këtë Strategji, duke vlerësuar që përmes saj do të përmirësohet gjendja e barazisë gjinore në përputhje me përvojat ndërkombëtare.

“Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor bëhet realitet me miratimin e Ligjit të ri për Buxhetet. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut beson fuqishëm se nuk ka barazi në shoqëri, nëse nuk ka barazi mes grave dhe burrave”, raportoi Ministria.

Përmes strategjisë pritet të krijohet një shoqëri në të cilën gratë dhe burrat do të kenë të njëjtat privilegje dhe përgjegjësi që do t’i realizojnë në një partneritet real të përbashkët”, thuhet në njoftim.

“Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor nuk është çështje lufte mes burrave dhe grave. Përkundrazi, është një çështje me të cilën ne krijojmë një shoqëri të barabartë, në të cilën i shpërndajmë burimet financiare në mënyrë më të drejtë”, vlerësoi Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button