Beteja e Kosovës (1389)

Meqenëse historia është pikënisje për çdo popull, i’a vlen t’i kushtohet kujdes i veçantë, pasiqë krijon horizonte të reja, të cilat fillet i kanë shpesh në të kaluarën tonë. Saipërket historisë së popullit shqiptarë, shpesh biejmë ndesh me kontradikta apo fakte që u ndryshuan nga sisteme të caktuara politike, të cilat ishin pjesë e zhvillimit të kombit shqiptarë, andaj lind nevoja për rishikim apo rishqyrtim të fakteve historike.

Pasiqë ndodhemi në përvjetorin betejës së Kosovës (1389), do të merja retrospektivë, të kthehemi edhe njëherë tek kjo ngjarje, në mënyrë që të rrezatojmë sadopak drejtë të ardhmes që po vie me një tempo të përshpejtuar.
Kur përmendet kjo betejë, shumë nga analistët ngurojnë për të treguar të vërtetën, njëashtu e njollosin me terme nacionale, si ato ‘’pushtuesit turq’’, megjithëse këtë emër nuk e gjejmë askund në arkivat osmane, pasiqë është komb i ri, i krijuar në shekullin tonë. Poashtu edhe kombi serb u krijua në shekullin XIX, atëherë si mundet t’i mveshet kësaj beteje karakteri kombëtarë?

Vlen të theksohet, se pjesë e kësaj ngjarje historike, është edhe faktori pansllavist serb, i cili paraqet vehten si mbrojtës të tokave në të cilën u zhvillua beteja, njëkohësisht edhe autokton në këto troje. Para se gjithash, duhet ta pranojmë, se kjo betejë kishte karakter vendimtar fetar, ideologjik, mes krishterizmit që po zbehej gradualisht dhe Islamit që po shtriheshte me vrull në tokat e gadishullit Ballkanik.
Kjo betejë ishte e përgjakshme, dhe në klanet e krijuara bënin pjesë shumë popuj, fise e principata. ‘’Kështu pra, në Kosovë ndeshen shpatat e ushtrive dhe të komandantëve të dy koalicioneve. Në koalicionin e parë – të KRISHTERIZMIT, që kishte karakter e qëllim mbrojtës, të kishës shqiptare (katolike e ortodokse që e njihnin Balshajt, Dukagjinasit, Kastriotët, ilirët-boshnjakët bogumilë, ilirët-triballë-rrasianë, (të gjithë shqiptarët ortodoks- ‘’skizmatik’’ (Llazari, dhëndurët e tij Millosh Kopili, Vik Branku, princat hungarezë dhe vllehët ortodoksë). Ndërkaq, në koalicionin tjetër – të MUHAMEDANIZMIT, që ishte nisur për pushtime, në krye të të cilit ishte sultan Murati I, morën pjesë, përveç muhamedanëve të Anadollit dhe të Ballkanit, edhe ortodoksët grekë, bullgarë, shqiptarë, serbë, vllehë trakë, llazë, armenë etj. Të cilët tashmë, e kishin pranuar vazalitetin e sulltanit osman.’’ ¹ ,ë cilët ngadhnjenin nën flamurin e Islamit.
Meqë osmanët po afroheshin gjithnjë drejt tokave në të cilat ishte krijuar koalicioni krishter, ‘’beteja vendimtare (1389) do të kryhej në Kosovë, në perëndim të Prishtinës dhe ndërmjet Mitrovicës e Shkupit, në jug të Serbisë. Ndër princërit ballkanas, që shoqëronin Llazarin ishte mbreti Tvrko i Bosnjës, Vuk Brankoviçi, dhëndri i Llazarit princi vllah Mirkea I Madh, si dhe Gjergj Kastrioti, një nga princërit Shqiptarë.’’ ²
Pasi u krijuan kolacionet, filluan përgaditjet për luftën e planfikuar, kështuqë ‘’më 15 qershor 1389, pas një beteje të përgjakshme, turqit fituan në Fushë Kosovë. Llazari u zu rob dhe u vra. U vra edhe sultan Murati I I. Por duke qenë se I biri, Bajaziti, ishte në fushën e betejës, kalimi i pushtetit u krye pa pasoja dëmtuese shtetin.’’ ³
Jehona e vdekjes së sulltanit u shpërnda gjithandej, madje gjer në Anadoll. ’’Kur lajmi se një serb kishte vrarë Muratin në Betejën e Kosovës mori dhenë, sundimtarët e dinastive në Anadoll u ngritën në revoltë. Gjatë periudhës 1389-1392, sulltani i ri Bajaziti I (1389-1402), aneksoi shumicën e principatave të Anadollit duke caktuar në administrimin e tyre skllevër të rritur në Pallatin e tij.’’
Fitoret e njëpasnjëshme nxitën entuziazmin e muhamedanëve në atë kohë dhe mësymjen e shtigjeve të reja, drejt tokave europiane, të cilat u futën në panikë. Pas kësaj lufte, sipas kronikstit bizantin Dukasit, ‘’Shqiptarët dhe vllehët, të cilët ishin të shumtë, u pakësuan; serbët dhe vllehët, të cilët ishin të paktë, u asgjësuan.”
Kësaj ngjarje, me peshë të madhe historike, duhet t’i kushtojmë vëmendje më të madhe, mirëpo në mungesë të simpoziumeve shkencore, detyrohemi të rrikthehemi tek burimet që tregojnë të vërtetën, e cila fshihet apo maskohet nga qarqe të caktuara. Vallë, a mbaroi kjo luftë? Mjafton t’i hedhim një sy shtetit më të ri në Ballkan, Kosovës. Megjithëse ky popull kaloi vuajtje të dhimbshme, lufta ideologjike vazhdon, por tashmë në mënyra tjera. Fatkeqsisht, sot shqiptarët janë preh e faktorëve që dirigjojnë fshehtas shtetet tona, ndërsa luftën e mëtutjeshme e shohim haptas nëpërmjet jetës së përditshme, që nga mjetet e informimit deri tek përfaqsuesit politik. Mungesa e rruajtjes së kulturës dhe traditës, vlerave fetare mbi të gjitha ato njerëzore, janë ndër faktorët që ndikojnë tek ne si popull, që jemi pjesë e këtij procesi të rrëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button