Tani mund të shihni 100 vende me pamje 3D përmes Google Maps

Tani ju mund të shihni me pamje 3D 100 vende të famshme si Alcatraz në San Francisco, Big Ben në Londër apo Empire State Building në New York, shkruan Portalb.mk.

Sot Google bëri të ditur që janë bërë ndryshime të cilat do të jenë të shumë të dobishme për turistët, por edhe për ata të cilët duan të shëtisin në mënyrë virtuale.

Këto pamje janë të disponueshme për të gjithë përdoruesit në mbarë botën dhe këtë mund ta bëni duke e klikuar seksionin Photos.

Inteligjenca artificiale dhe miliarda imazhe satelitore dhe street view bënë të mundur krijimin e pamjes reale 3D.

Kjo ndihmoji që Google gjithashtu të përmisojë navigimin me biçikletë duke ofruar më shumë detaje rreth rrugëve, trafikut, shkallave, kodrave dhe llojeve të rrugëve.

Aplikacioni tashmë ka një njoftim që ju vë në dijeni kur një mik mbërrin në një vend të caktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button