Kuvendi votoi ndryshimet ligjore që lejojnë rritjen e pagave për shërbimet teknike në gjyqësor dhe prokurori

Kuvendi u dha dritë jeshile ndryshimeve në Ligjin për shërbimin gjyqësor, Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Ligjin për zbatimin e sanksioneve, me të cilat personat teknikë dhe administrata në këto institucione do të kenë rritje pagash prej së paku 12 për qind. Këto ndryshime u vunë në rend dite në Kuvend me propozim të ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupanceski, në procedurë të shkurtuar, transmeton Portalb.mk.

Sot, këto ndryshime nga Kuvendi morën dritë jeshile për të kaluar në komisionin parlamentar amë pa amendamente, pas çka do të kthehen me procedurë të shpejtë në votim përfundimtar në sallën plenare.

Propozuesi Tupançeski tha se është urgjentisht e nevojshme që pagat e këtyre, siç tha ai, hallkave shumë të rëndësishme të zinxhirit të drejtësisë, e që nuk janë gjyqtarët apo prokurorët, por edhe pagat e shërbimit të burgjeve, të përshtaten me pagën minimale. E njëjtë ka kohë që është rritur dhe tani arrin në 18.000 denarë.

Por Tupançeski përmendi edhe motivim shtesë për administratën në institucionet gjyqësore dhe në burgje, të cilin do ta marrin me ndryshimet e këtyre ligjeve.

“Këto shërbime teknike janë një segment shumë i rëndësishëm për funksionimin e organeve gjyqësore dhe të prokurorisë publike, si dhe për ekzekutimin e sanksioneve. Kërkoj që t’i motivojmë në të ardhurat e tyre, në mënyrë që të përgjigjen në mënyrë edhe më profesionale dhe të kontribuojnë në sundimin e ligjit”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button