RMV pas mesnate me çmime të reja të derivateve të naftës

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, sot shpalli çmimet e reja të derivateve të naftës. Dizeli, siç tha ai, do të lirohet për dy denarë, transmeton Portalb.mk.

“Edhe një herë konfirmohet se KRRE punon sipas metodologjisë së shpallur publikisht, ndërsa deri në vitin 2019 metodologjia ishte dokument sekret dhe nuk mund të publikohej. Ata që na vendosën në billbord tani duhet të kërkojnë falje publike dhe të thonë se kanë gënjyer”, tha Bislimovski.

Ai këtë e deklaroi duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit të punës me përfaqësuesit e Asociacionit të energjisë së Maqedonisë (AEM) në Odën Ekonomike.

Dizeli bie, çmimet e benzinës mbeten të njëjta

Ndryshe, nga sonte në mesnatë dizeli lirohet për dy dinarë, ndërsa çmimet e benzinës mbeten të njëjta. Çmimi me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) zvogëlohet për 2 denarë dhe do të arrijë në 94 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) dhe vajit M-1 NS nuk ndryshojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button