Kuvendi i RMV-së ratifikoi protokollet për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Kuvendi sot në seancën e 82-të me 103 vota “pro” dhe dy “kundër” ratifikoi protokollet për anëtarësimin e Republikës së Finlandës dhe Mbretërisë së Suedisë në NATO. Kuvendi i Maqedonisë ratifikon për herë të parë protokollet e vendeve të reja që aspirojnë anëtarësimin në Aleancë, pasi vendi u bë zyrtarisht anëtar i NATO-s më 27 mars 2020, transmeton Portalb.mk.

Deputetët e shumicës qeverisëse dhe opozitës votuan për ratifikimin e protokolleve për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Në seancën e sotme në Kuvend morën pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, anëtarë të tjerë të Qeverisë dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend.

Paraprakisht edhe Qeveria i miratoi protokollet 

Kryeministri Kovaçevski dhe anëtarët e Qeverisë e përkrahën iniciativën e Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës për anëtarësim në NATO dhe që në maj është dhënë pëlqimi për pranimin e tyre si anëtarë të plotë në Aleancën Veriatlantike.

“Me këtë akt, Maqedonia e Veriut konfirmon edhe një herë përkushtimin e saj strategjik për mbështetjen e plotë të politikës së dyerve të hapura të NATO-s dhe zgjerimit të saj. Anëtarësime i Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës në Aleancën Veriatlantike është një hap shumë i rëndësishëm për përforcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, duke marrë parasysh agresionin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës.” kumtojnë nga Qeveria e Maqedonisë.

Pas Samitit të NATO-s në Madrid, i cili u zhvillua në fund të muajit të kaluar, më 5 korrik të këtij viti përfaqësuesit e 30 vendeve anëtare të Aleancës në Bruksel nënshkruan protokollet e Traktatit të Atlantikut të Veriut në lidhje me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlanda në Pakt.

Finlanda dhe Suedia zyrtarisht aplikuan të anëtarësohen në Aleancën e NATO-s më 18 maj të këtij viti, pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button